Sherri me armë në selinë e PS-së për postet e drejtorëve “të...

Sherri me armë në selinë e PS-së për postet e drejtorëve “të deleguar” nga Tirana

60
0
Shares

Tre persona janë shoqëruan nga policia e Shkodrës për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në selinë e Partisë Socialiste të Shkodrës.
Drejtori i OSHEE-së për zonën e veriut Ersi Sylejmani është qëlluar me grushte në fund të mbledhjes së socialisteve, ku i pranishëm ishte edhe i deleguari për Shkodrën, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
Policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar për këtë ngjarje, por burime të besueshme treguan se janë marrë në pyetje shumë persona, dëshmitarë okularë të sherrit me grushte dhe më pas edhe të nxjerrjes së armëve.
Fillimisht ka pasur një konflikt me fjalë mes një personi dhe drejtorit Sylejmani, konflikt që më pas ka degjenerua në dhunë.
Për të shuar sherrin ka ndërhyrë një person i tretë, por kjo ka nxituar edhe përfshirjen e disa personave në konflikt fizik.
Në këtë situatë një prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlloi në ajër me qëllim ç’tensionimin e situatës.
Partia Socialiste në Shkodër përmes një postimi në Facebook nuk e ka pranuar ngjarjen. Gjithçka lidhet me postet e shpërndara në Shkodër, ku mësohet se të gjithë drejtorët janë nga Tirana duke mos u dhënë shkodranëve asnjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY