Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se tashmë po kalohet nga mënyra e mbrojtjes në atë të kundërsulmit.
“Tani po kalojmë nga mënyra e mbrojtjes në atë kundërsulm”- thuhet në njoftim të ushtrisë ukrainase, megjithëse në disa pika rusët kanë avancuar ose po grumbullojnë forcat për sulme finale.
Anijet ruse janë filmuar në Detin e Zi nga Gadishulli i Krimesë dhe mendohet se pas marrjes së qytetit tjetër jugor Kherson, objektivi i radhës i ushtrisë ruse është pikërisht Odesa.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se përpjekja për të marrë kontrollin e pikës strategjike në Detin e Zi mund të nisë që të enjten. Në plazhet e qytetit, ku mendohet se rusët do të zbarkojnë me mjete amfibe, janë vendosur mina.
Të paktën tetë anije ruse janë parë në horizont, si dhe rreth 4000 mjete amfibe, secili në gjendje të mbajë 8 tanke. Këto mjete luftarake u panë në Detin e Zi dy javë para nisjes se pushtimit, duke kryer stërvitje.
Humbja e Odesës, qyteti më i madh port në Ukrainë, do të ishte një katastrofë ekonomike për Ukrainën.
Ndërkaq një bga qytetet në të mëdha në Ukrainë, Kherson është “de fakto” i kontrolluar nga pushtuesit rusë që prej 2 marsit.
Kryebashkiaku i qytetit tha se “flamuri ukrainas vazhdon të valvitet mbi ne” ai negocioi me forcat ruse disa kushte, duke përfshirë:
1. Orari i rreptë i shtetrrethimit nga ora 20:00 deri në 6 të mëngjesit.
2. Makinat lejohen të lëvizin vetëm në dritën e ditës.
3. Në qytet mund të hyjnë vetëm makinat që mbajnë furnizime të nevojshme si ushqime dhe ilaçe.
4. Qytetarët mund të ecin vetëm ose në grupe jo më shumë se dy persona. Ata duhet të ndalojnë kur u kërkohet. Ata nuk duhet të kundërshtojnë forcat ruse.
Kherson me 290.000 banorë është 300 milje në jug të kryeqytetit ukrainas, Kiev.






