Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të...

Zelensky i drejtohet Parlamentit Evropian : Çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit. Duam anëtarësim të menjëhershëm në BE

39
0
Shares

“Së bashku me Ukrainën, Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë” tha ndër të tjera presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një lidhjeje direkte me Parlamentin Evropian, në seancën e Jashtëzakonshme plenare të Parlamentit Evropian që po mbahet sot.

Ne duam të jemi anëtarë të barabartë të BE-së. Edhe ne jemi evropianë, na tregoni që jeni me ne, tha Zelensky ndërsa rrëfeu se mëngjesi i sotëm ishte i vështirë nga sulmet ruse në disa qytete.

“Sot ka qenë një ditë tjetër tragjike për ne dhe është tepër e madhe. Ata vranë 16 fëmijë dhe, sërish, Putin thotë se po kryejmë një operacion special”, tha Presidenti.

Ukrainasit, tha Zelensky, tashmë po luftojnë për ekzistencën.

“Askush nuk do të hyjë e të ndërhyjë për lirinë dhe vendin tonë. Askush nuk do të na thyejë. Ne jemi të fortë. Ne jemi ukrainas”, tha ai.

Gjithashtu i bëri thirrje PE-së që të ndihmojnë përmes anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Në përmbyllje, Zelensky tha se çdo ditë për dikë mund të jetë dita e fundit! Unë flas për qytetarët e mi që po e mbrojnë lirinë me çmim të lartë.

Edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës ka këmbëngulur për anëtarësimin e Ukrainës më BE.

”Vendimi më i mirë që Bashkimi Evropian mund të marrë tani është të pranojë Ukrainën si një anëtare të re me të drejta të plota të BE-së pa vonesë”, tha ministri i Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba, fill pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për luftën në Ukrainë.

“Historia ka treguar se vendime të tilla janë të mëdha dhe historike, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Ky hap është pikërisht një vendim i tillë”, theksoi ai në median sociale Twitter.

Në seancën e Jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për luftën në Ukrainë, presidentja Roberta Metsola ka njoftuar se “kandidatura e Ukrainës për BE do të shqyrtohet, ne do të punojmë për të arritur këtë qëllim”.

Në fillim të fjalës së saj, ajo ka falënderuar të gjithë popullin e Ukrainës për qëndresë.

Pas kësaj, delegatët ukrainas u pritën me duartrokitje nga zyrtarët evropianë.

“Faleminderit që i treguat botës së çfarë do të thotë rezistenca”, tha Metsola.

Më tej, presidentja e ka dënuar sulmin rus, duke e cilësuar se ai është “një krim ndaj njerëzimit”.

Ajo ravijëzoi se Rusia do të hetohet për krime lufte në Ukrainë.

Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.

Bërja anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidat zyrtar për anëtarësim në BE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY