Dy aksidente me viktima këtë mbrëmje, ku ndodhën

Dy aksidente me viktima këtë mbrëmje, ku ndodhën

48
0
Shares

Dy aksidente me vdekje kanë ndodhur këtë mbrëmje, njëri në Divjakë dhe tjetri në Klos.

Divjakë, Informacion paraprak:

Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Divjakë, shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Klos/ informacion paraprak:

Rreth orës 18.50, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, shtetasi P. Ll, 39 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar shtetasin B. K., 47 vjeç, (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY