AMA/ Kujdes me dezinformimin për lajmet nga Ukraina

AMA/ Kujdes me dezinformimin për lajmet nga Ukraina

58
0
Shares

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive, gjen rastin të risjellë në vëmendje të televizioneve dhe radiove detyrimet që rrjedhin nga ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akte të tjera nënligjore në fuqi.

AMA ka vlerësuar dhe vlerëson maksimalisht rolin dhe kontributin e redaksive audio/ audiovizive në mbulimin e ngjarjeve të aktualitetit mbi zhvillimet që po ndodhin në të gjithë botën dhe veçanërisht ato që lidhen me situatën në dhe përreth Ukrainës. 

Gjatë ditëve të fundit, mediat prestigjioze ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin e tyre në raport me fenomenin e dezinformimit dhe pasojat që ai sjell në shoqëri.

AMA beson se edhe në këtë rast OSHMA-të do të kenë parasysh kërkesat etike dhe profesionale për t’i njoftuar dhe paraqitur lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive, përmes fact-checking dhe duke kontribuar për shmangien e dezinformimit dhe të keqinformimit. 

AMA ju fton në mbajtjen parasysh të interesave më të larta të publikut, sikurse thotë edhe Ligji 97/2013 sipas të cilit;  “ … veprimtaria e transmetimeve audiovizive siguron informim objektiv dhe të paanshëm të publikut, duke paraqitur në mënyrë të saktë faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar formimin e lirë të opinionit…”

AMA ka pritshmëri maksimale se OSHMA-të do të forcojnë edhe më shumë lirinë e shprehjes, pluralizmin dhe pavarësinë editoriale në favor të shumëllojshmërisë dhe cilësisë së ofertës mediatike për publikun sipas parimeve më të larta të gazetarisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY