Berisha në Vorë me Lulzim Vranën: Mos çoni votën dëm për Edi...

Berisha në Vorë me Lulzim Vranën: Mos çoni votën dëm për Edi Ramën, ai mbron Vuçiç që nuk dënon sulmin rus mbi Ukrainë

44
0
Shares

Lideri i demokratëve Sali Berisha gjatë një takimi me votuesit e Vorës, iu përgjigj deklaratave të Edi Ramës i cili pak ditë më parë tha nga Uashingtoni se Rusia nuk është armiku i lirisë.

Berisha tha se Rama vazhdon ende të mbrojë “Ballkanin e Hapur”, në një kohë kur Serbia s’ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

Berisha tha se me vendimet e tij, Rama ka marrë pasaportën e zezë të antishqiptarit.
Rusia, tha Berisha, ndër shekuj ka luftuar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Përballë Lulzim Vranës gjendet kandidati i Edi Ramës, çdo votë për Edi Ramën është absolutisht votë kundër idealeve tuaja, kundër dinjitetit tuaj, kundër karakterit tuaj. Nuk votohet një njeri që vetëm urren, një njeri i cili ka fituar pasaportën e zezë të antishqiptarit. Ka një luftë në zemër të Europës, Rusia ka sulmuar fqinjin e vet, Ukrainën. Edi Rama vazhdon akoma mbron ‘Ballkanin e Hapur’ të kryesuar tërësisht nga Serbia si vasal i Serbisë.

Serbia jo që s’ka dënuar agresionin ndaj Ukrainës, përkundrazi ka kundërshtuar pezullimin e Rusisë nga KiE, përkundrazi shprehet e hapur ndaj saj. Dhe Edi Rama që do të na thoshte ne gjatë vizitës së tij në Uashington se Rusia nuk është armiku ynë. Por nëse nuk është Rusia armiku ynë, mbi tokë nuk ka armik më të madh për ne se Rusia. E tillë ka qenë në shekuj dhe është përpjekur me pushtetin e saj që t’i bëjë çdo të zezë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY