Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra, Armando Dukën, Ilir Shulkun dhe Ardian...

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra, Armando Dukën, Ilir Shulkun dhe Ardian Haçin

77
0
Shares

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra drejtuesit kryesorë të FSHF duke bënë në diskutim zgjedhjet në këtë institicion të pavarur.

Gjykata ka pezulluar Dukën, Shulkun dhe Kokëdhimën për shperdorim detyre dhe falsifikim siç saktësohet në vendimin e publikuar në vijim.

Vendimi :

1.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2.Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver Duka dhe Koço Theodhori Kokëdhima.

7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY