DOKUMENTAT/ Erion Veliaj paditet në SPAK për skandalin e inceneratorit të Tiranës

DOKUMENTAT/ Erion Veliaj paditet në SPAK për skandalin e inceneratorit të Tiranës

43
0
Shares

PD padit ne SPAK Erion Veliaj per inceneratoret.

Jorida Tabaku: Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro.
Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK p[ër sa i përket Erioni Veliaj.
Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.
Cilat janë faktet e reja?!
Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në p[përgjigje të kërkesës së koapmnsië që fiton kocneisonin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro. Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceenratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj, z. Taulant Tusha dhe z.Namik Simixhi. Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro. Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.

Problemi në lidhje me dëmin financiar që paguajnë sot qytetarët shqiptarë është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse qytetari Erion Veliaj ne vetëdije te plote, ne kundërshtim me ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” merr përsipër nje angazhim financiar, merr përsipër detyrime financiare te Qarkut Tirane per t’ia paguar koncensionarit.

Veliaj zotohet qe do te paguaje jo vetëm pjesën e bashkisë Tirane, 91.8 mn euro pa pyetur Keshillin Bashkiak.

Por njëkohësisht ne rast se bashkitë e tjera dështojnë per te zbatuar detyrimet e tyre, Erion VELIAJ sipas Nenit 9, pikës 4 e kësaj kontrate koncensionare qe unë e kam këtu, merr përsipër te paguaje detyrimet edhe te bashkive te tjera te qarkut Tirane, pa e pasur autoritetin, përgjegjësinë por edhe njëkohësisht pa pasur funksionet e kryetarit te qarkut.

Kjo është nje shkelje e dyfishte pasi jo vetëm qe ka marre angazhimin per bashkinë Tirane pa thërritur Keshillin Bashkiak, por njëkohësisht eshët angazhuar edhe per bashkitë e tjera te qarkut Tirane.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY