Vlorë, 55-vjeçari përdhunon vajzën e mitur

Vlorë, 55-vjeçari përdhunon vajzën e mitur

61
0
Shares

Një burrë në Vlorë është vënë nën akuzë për përdhunimin e një vajze të mitur.
Gjatë ditës së djeshme u bë shpallja në kërkim e 55-vjeçarit B. B., me banim në Vlorë, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.
Mësohet se ngjarja për të cilën dyshohet i shpalluri në kërkim, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Lirimi” të qytetit bregdetar, raporton “NOA”.
E mitura ka qenë duke kaluar në rrugë, kur B. B., i cili jetonte në të njëjtën lagje me të e ka mënjanuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Vajza, pasi ka mundur të largohet prej tij u ka treguar gjithçka prindërve, duke ngritur gishtin e akuzës ndaj fqinjit. E mitura e shoqëruar nga prindërit ka shkuar në polici, ku është bërë dhe denoncimi në prani të psikologut.
Aktualisht pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY