AMA/ Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Nënshkruhet “Deklarata e Përbashkët” me...

AMA/ Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Nënshkruhet “Deklarata e Përbashkët” me vendet fqinje

62
0
Shares

Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Nënshkruhet “Deklarata e Përbashkët”.

Lirimi i Brezit Frekuencor 700 MHz (njohur si DD2), nga AMA është një nga detyrimet që Shqipëria duhet të përmbushë drejt respektimit të afateve të vendosura nga BE dhe Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).

Për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij, AMA ndërmori një axhendë të ngjeshur e shumë intensive koordinimi me vendet fqinjë me qëllim avancimin e shpejtë.

Në  takimin e punës për Direktivën AVMSD të BE-së dhe Lirimin e Brezit frekuncor 700 MHz, u nënshkruan Deklarata dypalëshe Dakordësie, të cilat do të pasohen nga Marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e ketij procesi brenda afatave të përcaktuara në aktet ndërkombëtare.

Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmojnë arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave znj.Armela Krasniqi falenderoi të gjithë vendet për angazhimin e tyre në këtë proces tejet të vështirë nga pikpamja e koordinimit teknik.

Për palën Malazeze nënshkroi z. Darko Drgurovic, Drejtor Ekzekutiv Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbimeve Postare (Ekip), ndërsa për Maqedoninë e Veriut, z. Jeton Akiku, Drejtor i Agjencisë për Komunikime Elektronike. Shtete të tjera fqinjë si Italia dhe Greqia po ashtu kanë shprehur dakordësinë në parim me Planin e riFrekuencor të Shqipërisë.

Ndërkohë, znj. Krasniqi, Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe z. Xhevat Latifi, Kryetar i Komisionit të Pavarur të Medias në Kosovë nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi ndërinstitucional në të cilin vendosin piketat e këtij bashkëpunimi.

Palët në takim dakordësuan mbajtjen e takimeve rajonale në mënyrë periodike si dhe me qëllim bërjen efektive të bashkëpunimit ranë dakord që stafet teknike të vendosin uradirekte komunikimi dhe bashkëpunimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY