Policia e Vlorës ka reaguat pas një video të postuar në rrjetet sociale ku duket një automjet, i cili nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në një vendngjarje sqarojmë se:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas publikimit të videos, në bazë të informacioneve të grumbulluar kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit F. Rr., 25 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i mjetit që u bë pengesë për mbërritjen e shpejtë të zjarrfikëses në një vendngjarje ( aksident), ku si pasojë humbi jetën një shtetas.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative 40000 lekë, si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 24 muaji për shtetasin F. Rr. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/