Putin ka drejtuar trupa ruse drejt Çernobilit. Në rrezik Evropa

Putin ka drejtuar trupa ruse drejt Çernobilit. Në rrezik Evropa

55
0
Shares

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar në Twitter se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit, raporton CNN.

Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin në Chernobil Centralin Bërthamor. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelensky, duke postuar në Twitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”. “Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil”, shkroi ministria në Twitter. “Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY