Sulmi rus në Ukrainë, dhjetra të vrarë nga predhat ruse në Odesë...

Sulmi rus në Ukrainë, dhjetra të vrarë nga predhat ruse në Odesë e Donetsk

49
0
Shares

Ndërsa trupat ruse kanë hyrë më Ukrainë që në orën 4 të mëngjesit të 24 shkurtit ato kanë shkatuar një numër viktimash edhe mes civilësh.

Në Vuhledar, rajoni Donetsk, predha ushtarake ruse goditën një spital, duke vrarë 4 persona dhe plagosur 10 civilë, rappeton ukrinform.net.

“Në Vuhledar, forcat pushtuese ruse vranë katër dhe plagosën dhjetë civilë – predhat e pushtuesit goditën një spital lokal. Midis të plagosurve – 6 mjekë. Granatimet ndodhën rreth orës 11:00. Gjendja e të plagosurve është e shkallëve të ndryshme”, shefi i Administratës Rajonale Ushtarake-Civile të Donetskut Pavlo Kyrylenko postoi në Facebook.

Në mëngjesin e 24 shkurtit u miratua një dekret presidencial për vendosjen e ligjit ushtarak në të gjithë Ukrainën pasi Putin njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në Donbas. Rreth orës 04:00 të datës 24 shkurt, Rusia sulmoi Ukrainën dhe nisi luftën.

Formacionet e armatosura ruse nisën një sulm ajror në një njësi ushtarake në fshatin Lypetske, rajoni i Odesës, duke vrarë 18 persona. Sipas Ukrinform, shërbimi për shtyp i Administratës Shtetërore Rajonale të Odesa shkroi në faqen e tij në Facebook. “18 persona vdiqën si rezultat i një sulmi rus në një njësi ushtarake në fshatin Lypetske, rrethi Podilsky”, thuhet në raport. Sipas administratës, tetë burra dhe dhjetë gra ishin në mesin e të vrarëve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY