Basha kërkon nga qeveria qëndrim pa ekuivok ndaj sulmit rus mbi Ukrainën

Basha kërkon nga qeveria qëndrim pa ekuivok ndaj sulmit rus mbi Ukrainën

40
0
Shares

Lulzim Basha kërkoi sot në Parlament një qëndrim pa ekiuvok në lidhje me agresionin rus mbi Ukrainën. Ai tha se qeveria duhet të dënojë rreptë agresionin.

Basha në Parlament:Ndërkohë që në komisionin përbashkët parlamentar Shqipëri-BE që po përfundon, po shkon drejt përfundimit ngrihen çështje të rëndësishme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve që nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zgjedhjet, masakra zgjedhore dhe gjithçka tjetër. Por ndërsa ne ndodhemi këtu në këtë sallë dhe patjetër që koha në vijim do të përdoret për të mos i ikur gjëmës më të madhe që ka dominuar edhe vëmendjen e opinionit publik, skandalit më të madh të këtyre 30 viteve atë të iceneratorëve, kemi detyrimin ton moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresionin Rus. Dhe së dyti në raport me aspiratat tona kombëtare dhe me detyrimet tona karshi partnerëve tanë të mbajmë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY