Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ushtria ruse në pozicione pushtimi në shkallë të gjerë, Ukraina shpall gjendjen e jashtëzakonshme, SHBA sanksione për Nord Stream 2

24/02/2022
Tërheqja e trupave ruse nga kufiri, reagon Ukraina: Besojmë kur të ikin të gjithë ushtarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes në Uashington tha të mërkurën se forcat ruse të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën janë “gati” për fillimin e një sulmi, nëse marrin një urdhër për këtë, raporton Zeri i Amerikës.

Autoritetet amerikane kanë vlerësuar se Rusia ka mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Rreth 80% e atyre forcave janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë”.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara kanë sinjale, të bazuara në informacione të shërbimeve të zbulimit dhe prova vizuale se “ato (forcat ruse) kanë avancuar gatishmërinë e tyre në një pikë, ku janë gati të fillojnë operacionet tani, nëse marrin urdhrin për këtë”.

Ndërsa në këtë situatë Parlamenti i Ukrainës diskutoi sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov tha se do t’u takojë autoriteteve rajonale të përcaktojnë se cilat masa do të zbatojnë, por ato mund të përfshijnë mbrotje shtesë për objektet publike, kufizimin e trafikut, si dhe kontrolle të shtuara të dokumenteve dhe mjeteve të transportit.

Ukraina përshëndeti sanksionet e vendosura nga Perëndnimi ndaj Rusisë, por bëri thirrje për shtimin e tyre, që të ndalohet Presidenti Putin nga “agresioni i mëtejshëm”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe Gjermania, reaguan me sanksione dje, për atë që e quajnë përshkallëzim hap pas hapi, duke premtuar sanksione më të ashpra në vartësi të veprimeve të Rusisë.

“Ende nuk kemi parë një sulm frontal, por nëse Presidenti Putin i përshkallëzon veprimet, Perëndimi do të përgjigjet me intensifikim të sanksioneve”, tha sot Ministrja e Jashtme e Britanië, Liz Truss.

Ndërkohë Uashingtoni anuloi një takim të parashikuar këtë javë midis Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Sekretari Blinken tha dje se Rusia “e ka bërë të qartë se e kundërshton diplomacinë”.

Shtëpia e Bardhë pritet të njoftojë se presidenti Joe Biden do t’i jap dritën jeshile sanksioneve kundër kompanisë që ndërtoi gazsjellësin rus që lidh Rusinë me Gjermaninë, “Nord Stream 2” dhe kundër presidentit të kësaj kompanie.

Njoftimi pritet të vijë më vonë gjatë ditës, sipas një zyrtari amerikan i cili nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht këtë çështje përpara se vendimi të bëhej publik, dhe i cili foli në kushte anonimiteti.

Gjermania tha të martën se ka pezulluar projektin për një kohë të pacaktuar, pasi presidenti Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se kishte urdhëruar “fillimin e sulmit për pushtimin rus të Ukrainës” duke dërguar trupa në rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donbasit në Ukrainën lindore. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.