Jorida Tabaku: Jeni interesuar për 430 mln euroshin, por nuk jeni interesuar për pronarët? Pse keni nisur një inspektim 2 vite më parë për këtë çështje?
Edi Rama: Jam shumë falenderues për këtë pyetje. Më jep mundësinë që përmes jush dhe bashkarisht t’u themi shqiptarëve që qeveria ime nuk është grupi i strukturuar i një njeriu. Institucionet respektohen në punën e tyre. Nuk pyetem unë fare nëse duhet apo jo të nisë. Ky është shembull tipik si funksionon qeverisja ime.
Jorida Tabaku: Në rastin e inspektimeve financiare, qeveria shqiptare merr masa të ndryshme për kontrolle rutinë.
Edi Rama: Jam njeri i dhënë pas kinemasë dhe një nga 5 filmat e preferuar është Rashomoni i Akira Kurosawa. Po të shohim filma të ndryshëm kur kemi para të njëjtat dokumenta, sepse analiza…zonja To-Tabaku, o zot se më erdhi Topalli. Kështu që inspektimi financiar nis kur ka shqetësime, akuza. Kur të vijnë duhet t’i bëni ndonjë dhuratë se i keni mbajtur në punë me shumë turne. Tregohet se nuk ka pasur asnjë grup të strukturuar të asnjë lloj forme. S’ka pasur asnjë proces nga lartë poshtë, por nga poshtë lart për çështjen e zhdukjes së plehrave.
Jorida Tabaku: Jeni interesuar besoj për këto kontrata koncesionare. Korrupsionin e gjykoni se e ka bërë vetëm ky ministër?
Edi Rama: Nuk kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur ndaj një ish-ministri. Është marrëveshje korruptive sipas organit hetimor. Është si ajo pjesa, ju e dini shumë mirë. Nuk e kam kulturë që të akuzojë asnjë nëse nuk shoh provat. Unë me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka kam pasur bashkëpunim shumë të mirë. Kemi folur dhe ka qenë i angazhuar si ministër për punën. Se çfarë ka bërë dhe bën një pitstop e bën marrëdhënie ilegale me një kompononte. Kjo nuk është një çështje që kryeministri e merr vesh duke folur. Përveç në rastin kur kryeministri merr pjesë e thotë shko merri ca ti e ca unë. Por ky nuk është rasti me mua. Zonja Tabaku ata që shkojnë e falen një shtysë të madhe kanë mëkatet. Ajo që është e rëndësishme është sistemi që është kapur dhe ka prodhurar një aferë. Apo një njeri e ka bërë apo jo? A mund të ketë të tjerë është pyetje pa kuptim, është njësoj të pyes unë si mendoni ju? A mund të ketë kandidatë që vjen me lekë? Është njësoj! Akuza është për një marrëdhënie ekstraligjore jashtë procesit. Nuk është akuza që është ndërtuar procesi i tillë. Tani këtu ka plot. Rruga e Kombit aty është…
Jorida Tabaku: Bëjmë një komision edhe për rrugën e Kombit.
Jorida Tabaku: Gjate analizës se fakteve dhe provave qe ky komision hetimor ka mbledhur, te tre kompanitë qe kane aplikuar për këto tre kontrata publike Elbasani dhe Fieri me te njëjtën formule, Tirana me te njëjtën formule kane rezultuar se nuk i kane pasur kapitalin për te investuar ne këto projekte.
Këtu i referohem dokumenteve shtetërorë por edhe kredive te marra ne banka, dokumente te vena ne dispozicion per komisionin hetimor.
A ju kane informuar vartësit tuaj qe këto kompani nuk e kane patur kapitalin per te investuar ne këto projekte?
A jeni ne dijeni te faktit qe sot po flasim për te njëjtët njerëz, te njëjtat kompani, e njëjta narrative “problem i madh i plehrave”, “duhet zgjidhje emergjente”, “do prodhojnë energji elektrike”, “po përdorët po ne Zimbabve po nga te njëjtët persona”?
A keni dijeni qe pronaret e tre kompanive te inceneratoreve kane ngritur te njëjtën skeme ne Zimbabve dhe janë duke investuar ne incenerator ne shtetin e Zimbabve qe i kane marre me fondet nga kontratat publike
Te tre kompanitë qe kane inceneratoret, kane rezultuar se nuk kane pasur kapitalin per te investuar ne këto objekte.
Jorida Tabaku: Besoj se jeni informuar edher per Ligjin per Inspektimin Financiar per arsyet se perse nis nje inspektim financiar.
Inspektimi financiar nis per disa raste specifike ne te cilat ka akuza konkrete per korrupsion.
Inspektimi financiar nuk eshte nje audit normal i financave publike, nuk është nje audit rutine ashtu siç bene KLSH por eshte specifikisht ne rastin kur ka akuza konkrete.
Nis menjëherë pasi eshte kryer nje investigim i pare dhe me pas ngrihet nje grup. Ne rastin konkret eshte ngritur nga Ministria e Financave, përfaqësues te kompanise, tre institucioneve te tjera.
Dhe ne rastin e inspektimeve financiare qeveria shqiptare merr masa te ndryshme nga ato te inspektimeve rutine qe mund te ndodhin me raportet e auditit te KLSH-se ose strtukturave te tjera përgjegjëse ne kontrollin financiar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/