Berisha me fermerë të Durrësit: 6 marsi dita e shpresës dhe ndryshimit...

Berisha me fermerë të Durrësit: 6 marsi dita e shpresës dhe ndryshimit të madh edhe për bujqësinë

55
0
Shares

Ish kryeministri, Sali Berisha sebashku me kandidatin e koalicionit “Shtepia e Lirise”, Ardian Muka, zhvilloi nje tryeze per buqesine ne Shkallnur, pjese e se ciles ishin fermere, specialistë ne fushen e buqesise dhe sigurise ushqimore si dhe perfaqesues te sektorit te agroturizmit.

Fjala e Berishës:

Së pari, dua të falenderoj të zotin e shtëpisë për këtë punë tëmrekullueshme që ka bërë, ju falenderoj të gjithë ju për praninëtuaj sot për të diskutuar për një problem që unë e konsideroj tënjë rëndësie jetike kombëtare, problemin e bujqësisë e cila pavarësisht sipërfaqes së vogël për punë që kemi ne, paraqet njëpotencial shumë të madh për vendin.

Sot aktualisht jep 20% të prodhimit të përgjithshëm tyShqipërisë, punëson mbi 35% të krahut të punës, punëson 51% të grave shqiptare në punë.

Kontribuon në plotësimin e nevojave dhe zvogëlimin e importeve duke qenë kështu kontribues shumë i rëndësishëm nëekuilibrin ekonomik dhe bilancin e pagesave, kontribuon me eksporte të përfillshme, të rëndësishme. Megjithatë, bujqësia nuk ka marrë në këto dekada atë vëmendje të madhe që meriton. Duhet t’ju siguroj se gjatë viteve 2005-2013 ajo ka qenëpreokupimi im më kryesor dhe i qeverisë time. Në investimet qëjanë bërë në Shqipëri, investimi më i madh prej 3.2 miliardëdollarë është bërë në fshat. Njerëzit mund të mendojnë se janëbërë në rrugët kombëtare, por jo. Rrugët kombëtare kanë 2/3 e këtij investimi, kurse investimi më i madh është bërë në fshat, nëradhë të parë në infrastrukturën.

Ne kishim një parim që fshati shqiptar të kishte infrastrukturë tënjëjtë me lagjet e qytetit. Kjo kërkonte që në fshat të ndërtojërrugë, shkolla, qendra shëndetësore, ujësjellës kanalizime dhe tëkishte furnizim me energji të qëndrueshme. Kaq kanë nëinfrastrukturë lagjet e çdo qyteti. Natyrisht ky nuk ishte njëinvestim që shkonte direkt për prodhimin bujqësor në kuptimin e nevojave të tjera që kishte ky prodhim dhe kjo veprimtari bujqësore, por kjo ishte themelore në mënyrën që bujqësia shqiptare të ngrihej në një stad të ri zhvillimi dhe përparimi. Nëse u investuan 3.2 miliardë euro për infrastrukturën e Shqipërisë rurale, pa zhvillimin e të cilës nuk ka zhvillim vendi, nuk mund të quhet kurrë i zhvilluar një vend me qytet tëpërparuar dhe fshat të prapambetur, fshihet nga lista, s’mund tëjetë vend i zhvilluar.

Në të gjithë këtë investim përsëri Shqipëria kishte nevojë edhe për së paku 2 miliardë euro të tjera investime vetëm nëinfrastrukturën e fshatit. Ne lidhëm komunat me akset rrugore kombëtare, lidhëm shumë fshatra me qendrat e komunave, por nuk arritëm ta përfundojmë qoftë edhe në aspektin sepse Shqipëria kishte gjithsej 18 300 km rrugë. Ne arritëm nga 2 600 km rrugë në 11 300 km. Mbetën edhe 3-4 mijë të tjera, mbetën edhe objekte të tjera, por fatkeqësia më e madhe është se pas vitit 2013 këto investime pothuajse u ndërprenë. Të ndërprisje këto investime, ti faktikisht ndaloje kohën në qindra fshatra tonat. Përveç kësaj, ne vendosëm sistem subvencioni, u përqendruam në disa drejtime me qëllimin më të vendosur që atëta shtrijmë gjithnjë e më shumë. 45 mijë fermerë morën grante për dru frutorë.

E vërteta është që ulliri, në Shqipëri u krijua etja e ullirit, ne paguanim 3000-3500 dollarë për 1 ha, fillimisht, por pastaj tëtjerë që kishin mbillnin vetë dhe brenda një kohe të shkurtar nga 4 200 000 rrënjë ulliri që kishte Shqipëria si statistikë, u kalua në 11 000 000 dhe ajo ‘ethe’, ajo dashuri për të mbjellë ullirin, e cila ishte jashtëzakonisht e dobishme, sepse ne nukm kemi tokëtë pafrutshme, nëse nuk bën këtë kulturë bujqësore, bën njëtjetër, nëse nuk bën ullirin, bën gështenjën, lajthinë, arrën. Kjo u braktis, u humbën 8 vite. Potenciali është shumë i madh në këtëdrejtim. Jo vetëm kaq, por bujqësia në tërësia u braktis. Unë e vlerësoj investimin në impiante dhe fabrikat e prodhimit tëfabrikave bujqësore, grumbullimit dhe përpunimit, por problemi është se kur bie prodhimi bujqësor ky nuk është një tregues i mirë, por një tregues i trishtueshëm. Dhe faktikisht prodhimet blegtorale, nëse në vitin 2012 ne plotësonim të gjitha nevojat e Shqipërisë për vezë dhe qumësht dhe eksportonim, sot ka njërënie dramatike të prodhimit të tyre dhe pothuajse bëhet i paleverdisshëm dhe në shumë zona, veçanërisht në Myzeqe, por edhe zona të tjera, fermerët kanë therur lopët e racës sepse kostoja e mirëmbajtjes së tyre tejkalon fitimin që ata realizojnëme qumështin e saj. Qeveria ndjek një politikë shumë tëdëmshme për bujqësinë dhe fermerët.

Në rrafshin rajonal ajo hap tregun, veçanërisht për Serbinë e cila është një vend i fuqishëm bujqësor. Ka fusha të njohura, Shumadinë, Banadën, por ato i ka me subvencione shumë tëmëdha. E tërë ish-Jugosllavia disponon sistemet më moderne tëvaditjes, një kombinim i sitemit francez dhe izraelit. Njëorganizim konstant dhe bashkëpunimi i prodhuesve me përpunuesin kanë një avancim dhe gjithçka e bazuar nësubvencionin shtetëror. Dhe tani u thuhet fermerëve shqiptarë qëju do të konkurroni me fermerët e Shumadisë dhe Banadës, kjo është falimentim. Kjo është t’i falimentosh. Këtë nuk e bën askush. Këtë e bën vetëm një njeri që kapitullon përpara një vendi tjetër. BE nuk e bën këtë. BE i cakton Greqisë hektarët që do të mbjellë me panxharë dhe ato i ka të garantuara, atë kuotë prodhimi sheqeri dhe panxhari, megjithëse Franca mund të prodhojë shumëfishin dhe mund të plotësojë të gjithë tregun europian. Por jo, secili vend ka kuotën e vet. Dhe asnjë nga këto vende, fermerët nuk dëmtojnë njëri-tjetrin. Kurse ky do që ta fshijë bujqësinë shqiptare me një çmenduri. Kamioni thotë vonon 1100 vite, fantazira të sëmura me një vend që nuk kemi kufij dhe kemi probleme të tjera.

Janë shumëfishuar çmimet nga monopoli sepse janë 2-3 vetë monopol. Nuk ka laboratore, nuk ngrihen laboratore me qëllim sepse sjellin gjëra të skaduara. Sjellin gjëra të cilat i marrin në afate skadimi. Nëse ka një gjë të braktisur në këtë vend gjatë ketyre 8 viteve është bujqësia.

Ndaj dhe, kam shumë dëshirë t’ju dëgjoj ju sot dhe t’ju garantoj se ka qenë dhe do të mbetet një përparësi madhore për PD dhe Ardi Muka, me të cilin kam ardhur sot tek ju, i votuar nga ju, do të shfrytëzojë të gjitha potencialet e bashkisë për t’ju mbështur ju me të gjitha mundësinë që ju krijon bashkia.

Por zgjedhja e tij me datën 6 mars do të jetë mesazhi i shpresës së madhe dhe i kthesës së madhe, që ne synojmë të ecim të sigurt drejt një fitore të ardhshme të Partisë Demokratike!

Diskutimet në tryezë:

Genc Juka: Përshëndetje doktor Berisha. Doja të bëja një koment në kuadër të ecurisë së politikës bujqësore në të gjithë këto vite. Dua të kujtoj se prej vitit 2005 deri në vitin 2013 jemi marrë kryesisht me kompletimin e kuadrit ligjor, sepse Shqipëria në atë kohë ishte vend aspirant. Në momentin që Shqipëria kaloi në pozicionin e vendit kandidat për në BE kishte goxha detyra përpara. Ndërsa në tetë vite u morëm me përafrimin e legjislacionit në kuadër dhe të reformës ristrukturore, u ndërtuan dy institucione shumë të rëndësishme për bujqësinë që ishte AKU dhe agjensia e pagesave. Ndërkohë që duhet të ecej me të njëjtën shpejtësi që e kishte Shqipëria detyrim. Por me të njëjtën shpejtësi duhej të ecej dhe me rregjistrin kadastral. Bëhet fjalë për sistemin e pagesave direkte.

Dhe si veprohet?

Fermeri duke patur këtë sistem mbjell një hektar grurë dhe e raporton. Pra raporton që ka mbjellë një hektar grurë. Më pas insitucioni verifikon si në Kadastër dhe në terren të dhënat e fermës, dhe natyrisht fermeri nuk duhet të gënjejë sepse futet në listat e zeza dhe menjëherë pagesa për grurin i kalon atij. Nuk ka nevojë për asnjë lloj burokracie. Kjo është A-ja e kësaj pune.

Ne kemi zhvilluar diskutime të gjata me Ardin, dhe ai ka bindjen e plotë se Durrësin do e bëjmë një ishull që të jetë shembull për të gjithë vendin. Sepse në kuadër të decentralizimit tashmë Bashkia ka një varg kopetencash që pushtetit qëndror ia ka deleguar. Ka një varg departamentesh, siç janë ai sistemit të vaditjes dhe kullimit, ka department të vetenarisë që aktualisht nuk funksionon. Pra, në rast se ka një departament të prodhimtarisë dhe mbrojtjes së bimëve ata njerëz duhet të udhëheqin se kush është pritshmëria e prodhimit politika e çmimeve etj. Që fermerët të jenë të informuar në çdo moment.

Deri më tani fermerët i referohen asja që quhet bujqësia konvencionale. Shumë vende të BE por edhe të Ballkanit, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Kosovën, janë duke u marrë intensivisht me atë që quhet “bujqësia e integruar”. Duke pasur një bujqësi të integruar natyrisht shteti ka detyrimin të subvencionojë një pjesë të mirë të analizave të tokës dhe gjithashtu të kontrollohet dhe përdorimi i pesticideve.

Duke pasur këtë avantash të madh të gjithë fermerët që do e respektojnë këtë sistem, do të kenë mundësi të mëdha dhe të ofrojnë çmime shumë të avantazhuara nga ato që aplikohen në bujqësinë konvencionale.

Po ashtu rritet siguria ushqimore si për fermerin ashtu dhe për konsumatorin shqiptar. Ju falenderoj.

Sali Berisha: Unë vetëm një moment dua të garantoj. Ne nesër në pushtet qëndrimin ndaj fermerëve do e ngremë në një nivel të ri, që do të bazohet tërësisht në qëndrimin që mban BE-ja ndaj tyre. Fermeri nuk ka taksa, fermeri rimbursohet për blerjet që bën. Nuk do ketë taksa në shitje por rimbursim për të gjitha shpenzimet që bën. Askush nuk humbet nga kjo asnjë vend. Pse subvencionon fermerët dhe mbështet bujqësinë nuk humbet asgjë përkundrazi, fiton dhe vetëm fiton.

Fermer: Dua tju falenderoj që në vitin 2007 futët skemën e aplikimit. Zona ku kam punuar ka pasur 2500 hektarë dhe 800 hektarë i kishte kodër. Në atë kohë ajo ishte e zhveshur dhe kishte vetëm 7500 rrënjë ullinj, flas përgjatë kohës që unë isha kryeagronom. Por vetëm gjatë periudhës 2007-2012 kjo shifër për shkak të politikave tuaja shkoi në mbi 24 mijë rrënjë ullinj, dhe po të vazhdonte ky projekt do ishte diçka e mrekullueshme, sepse unë shoh efektivitetin. Eshtë shtuar prodhimi vajit, është zbukuruar zona.

Mirë po kjo u ndërpre në vitin 2013 pas ardhjes së Ramës. Unë kam punuar në qendrën e informacionit dhe e di mirë se  nga 190 projekte që bëmë ne në katër vjet, aty pas 2013 nuk u bë më asnjë. Pra nga 2013 deri në 2018 që vazhdova aty nuk u trajtua më asnjë projekt. Përfundimisht fshati mori fund. Për më shumë që pemët frutore janë dhe një zgjidhje në kushtet kur mungon fuqia punëtore sepse nuk do shumë shërbim.

Do ishte shumë mirë që të vazhdonin projektet e lëna në mes, sepse ju e dini se në rast se do vazhdonte ai projekt nga Maminasi deri në Ishëm sot do ishte me vreshta dhe me ullinj dhe  në të gjitha aspektet do kishte premisa për zhvillim të jashtëzakonshëm. Ose thënë ndryshe kjo qeveri që është sot nuk e njeh bujqësinë, fermerin. Mendjen e kanë vetëm tek oligarkët.

Në zonën time një agrobiznes i prefruar i qeverisë trajtohet me 400 milionë. Kjo është një shifër jashtë çdo llogjike, pasi me 240 milionë lekë në atë kohë janë trajtuar 190 fermerë. Pra ti çosh të gjitha të ardhurat vetëm tek një biznes dhe të lësh të tjerët, kjo është jashtë çdo llogjike. Sepse edhe ata të tjerët kanë mbjellë pemë. Janë rreth 220 femerë që nuk përfitojnë dhe përfiton vetëm njëri. Kjo nuk është politikë bujqësore.

Sali Berisha: Ju siguroj se projektet do të vazhdojnë me kthiomin e PD-së në pushtet. Ne kishim synim të parë 20 milionë rrënjë, dhe synim të dytë 50 milionë rrënjë. Sipas specialistëve kaq ishin kapacitetet e territoreve ku rritet ulliri. Por projekti ynë vazhdonte me arroret në zonat ku nuk rritej ulliri. Pra vizioni ynë nuk ishte për të diskriminuar pjesën tjetër dhe ndihmuar vetëm zonën e ullirit aspak. Po kaq të interesuar ishim për zonat e arrorëve të cilat kanë treg, siç ka dhe ulliri apo dhe pemët e tjera frutore.

Përveç kësaj do shtriheshim tek bimët e arave, në blegtori dhe kudo. Këta nuk e bëjnë se me skemat e mëdha kanë mundësi të vjedhin. Sepse me skema  2 – 3 mijë euro ku përfshihen të gjithë nuk mbetet gjë për të marrë.

Unë e kam vënë re që japin në mënyrë selektive. Jam dakord që në një mënyrë duhet të japësh për përpunimin dhe grumbullimin e prodhimit por duhet të shpërndash. Ju e thatë që atëherë fitonin 190 sot fiton vetëm një. Duhet gjithnjë shpërndarja, është themelore për një qeveri.

Në këtë konteks ne do të vazhdojmë të zgjerojmë skemat, do i shtrijmë. Do e kemi përparësi të mëdha. Sigurisht do përfundojmë infrastrukturën, se ndërtimi i saj është kusht themelor.

Fermer: Çdo ditë hasim probleme të shumta në bujqësi. Dhe unë kam përmbledhur tre më kryesoret, problematikat dhe çmimet e larta nga importi, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’i zbutur. Nga data 1 janar qeveria ka vendosur edhe taksa, TVSH 10%. Dhe nafta për bujqësinë nuk ka asnjë lloj diferencimi në konsumin e përgjithshëm. E treta, krjimi i librit të fermerës që ka filluar në vitin 2007-2010 dhe akoma nuk ka përfunduar. Kjo do të ishte një zgjidhje për bujqësinë shqiptare dhe certifikimin e produkteve për eksport…

Sali Berisha: Ky qëndrim ka në bazë vetëm vjedhjen dhe shpërdorimin e taksave të shqiptarëve. Sot do të jap një shembull, ju keni dëgjuar gjithë këto javë çështjen e djegësave me të cilat janë vjedhur 410 mln euro, nuk ekziston në punë asnjë, edhe ai i Elbasanit nuk punon sepse bashkia nuk e merr në dorëzim. Në Ballkan ka vetëm një djegës plehrash, në një vend të Ballkanit, asnjë tjetër. Shqipëria tre! Dhe s’janë asnjë në punë. Një skemë si të vjedhim më shumë. Imagjinoni sikur këto 410 mln euro të ishin investuar në bujqësi, në mbështetje të fermerëve, si do të ishim dhe ku do të ishim ne sot. Unë dhash vetëm këtë shembull. Gjithçka bazohet në një skemë abuzimi dhe vjedhje. Flasin ndonjëherë për treg eksporti këta zotërinj? Vaji i ullirit nuk shitet, prodhuesit e kanë nëpër shtëpia, qeveria nuk bën asnjë përpjekje në një kohë kur ka treg pafund. Më erdhi kryeministri i Malajzisë në vitin 1993 më thotë, Sali si t’ia bëjmë që të blejmë vaj palme. Prodhonin 7 mln ton vaj palme. Për të hapur atë treg, tha, iu kam blerë rusëve 20 MIG -27 për të shitur vajin. Unë nuk po them që qeveria të hyjë në transaksione, por qeveria të bëjë përpjekje të jashtëzakonshme për promovimin e vajit të ullir dhe prodhimeve bujqësore. Gjëja më e rëndësishme që ka ky vend është prodhimi bujqësor. Andre Gide, një shkrimtar i madh francez e thotë se ushqimi ishte më i shijshmi në Shqipëri.

Idajet Merja, fermer: Kam një fermë bletësh. Disa probleme te bletët, e para ilaçet që vijnë nga jashtë, këto abuzojnë, fusin ilaçe të skaduara, pa i kontrolluar shteti, sepse dikush ka futur dorën dhe ka marrë lekë. Mungojnë laboratorët sepse ky i Durrësit është prishur.  

Fermer: Doktor na ke ngjallur shpresën. Na kanë ikur fëmijët, na kanë vrarë shpresën. Kur i dëgjojmë në Tv që u vodhën kaq e aq, ne kot që rrojmë. U zgjuam nga gjumi, nuk mblidheshim 5 burra nga frika e atij psikopatit…

Sali Berisha: Është një mision, që të gjithë ne të bëjmë gjithçka për të rikthyer shpresën, për të rinjtë. Kemi fëmijë por s’kemi të rinj, se të rinjtë po na ikin. Po bëhemi një shoqëri pa të ardhme. Kjo është rrokullisje e madhe që po pësojmë. Këtu ishte një sipërmarrës në plazh, demokrat edhe ai. Nga tre reparte me nga 100 punëtorë vetëm një kishte, të tjerët i kishte mbyllur se s’kishte punëtorë. Në Xhafzotaj më tha nëse nuk gjej punëtorë do ta mbyll. Në Radomirë, nga 13 mijë kokë të imta që kishin patur para 4 vitesh, kishin vetëm 2 mijë copë tani. Nuk ka kush t’i ruajë, nuk kanë më vlerë. Është jetike t’i themi ndal kësaj situate. Ndal i thuhet kur votojmë për ndryshimin dhe unë jam i bindur që ne do t’ia dalim kësaj, nuk kemi pse rrokullisemi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY