Rregullatorët e rajonit mblidhen në Tiranë, diskutim për direktivën e BE, si...

Rregullatorët e rajonit mblidhen në Tiranë, diskutim për direktivën e BE, si do ndryshojë qasja ndaj tv-ve

43
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi një takim pune mbi hapat e implementimit të Direktivës AVMS dhe lirimin e Brezit Frekuencor 700 MHz me drejtues të autoriteteve nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Implementimi i Direktivës është një proces në të cilin Shqipëria është e angazhuar në kuadër të Integrimit Europian. E tillë është nevoja për të përmirësuar kuadrin kombëtar ligjor dhe nënligjor në fushën e mediave audio/audiovizive, harmonizimi i legjislacionit “acquis communitaire” të fushës audiovizive.

Transpozimi i Direktivës 2018/1808, është planifikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Europian (PKIE) 2022-2024.

Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, falenderoi pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj tryeze rajonale pune dhe e cilësoi me shumë rëndësi shkëmbimin e eksperiencave me homologët e AMA-s për transpozimin sa më efektiv të implementimit të Direktivës 2018/1808 të BE-së.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se sfida kryesore që hasin autoritetet rregullatore në transpozimin e Direktivës, lidhet me “video sharing” platforms. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY