Familjarë të 17 vjecarit Ardit Gjoklaj kërkuan sot nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj të mos fshehë vrasjen e djalit të tyre.
Ardian Gjoklaj, vëllai i Arditit me lot në sy tha se kërkonte drejtësi për vëllain e vdekur. “Kërkoj drejtësi për vëllain tim. Kam punuar edhe vet dy muaj në landfild. Pa figuracion, pa veshje, pa maska. Dua drejtësi për vëllain tim,. Atë e masakruan dhe më pas e fshehën trupin e tij që të fshihnin vrasjen”, tha ai.
Edhe xhaxhai i Arditit kërkoi që vrasja e nipit të tij të mos fshihet. “I bëj thirrje qytetarit të parë të Tiranës të mos fshijë krimin në lanflid. Të vijë në shtëpi dhe të më ngushëllojë. Të mos spekullojë se kam qëndruar 5 orë më drejtuesin e turnit për të gjetur Arditin. Shteti të bëj drejtësi por të mos mbulojë vrasjen, ai shkoi atje të blejë libra”, tha xhaxhai i Arditit.
PD organizoi sot një protetsë përpara bashkisë së Tiranës ku iu kërkua Velisë të zbardhë vrasjen dhe të pranojë ëprfshirjen në krim.
Sekretari i PD, Ervin Salianji tha se bashkia e Tiranës është ajo që ka vrarë Arditin.
Faktet e zbuluara e nxjerrin Erion Veliajn drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e Arditit në landfillin e sharrës.
“Një landfill i kthyer në një ferr paligjshmërie dhe njëkohësisht në parajsë financiare për Veliajn.
Erion Veliaj garantoi punë të sigurtë e brenda legjislacionit, dhe u bëri thirrje publike qytetarëve të paraqiteshin në landfillin e tij.
Doli se aty u shfrytëzuan edhe fëmijë 10 vjec, u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen burra e gra e të rinj, me tre turne, të pasiguruar e pa asnjë kusht teknik, ndërkohë që Veliaj dhe partneri i tij në arrati, kryetari socialist i Peqinit që mbrohet nga Edi Rama, fitojnë deri në 50 milionë lekë në ditë.
Sipas akteve që ka kaluar në Këshill Bashkiak, në aferën e tij për mbetjet në Tiranë, Veliaj vetë është i ngarkuar të caktojë administratorin e impiantit të Sharrës, pra ishte ai përgjegjës për sigurinë në punë, për zbatimin e normave të Kodit të Punës.
I kapur në këtë krim, e në këtë aferë korruptive, Erion Veliaj po bën gjithcka për të mbyllur cështjen, dhe po mbyll edhe gojën e disa mediave, dhe televizioneve kombëtare në vend”, tha Salianji.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/