Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ELONA CASLLI/ Banaliteti i teskstit të gjuhës në klasën e pestë, shpjegimi horror për ngjyrat e lëkurës

20/02/2022
ELONA CASLLI/ Banaliteti i teskstit të gjuhës në klasën e pestë, shpjegimi horror për ngjyrat e lëkurës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Elona Caslli ( Marrë nga faqja në Facebook. Titulli i redaksisë)

Gjuha shqipe për nxënësit e klasës së pestë

Ky është teksti me të cilin nxënë gjuhën shqipe nxënësit e klasës së pestë.

Ngjyra e lëkurës që mund të ndryshojë nga njeriu në njeri, shpjegohet përmes Manitusë që është Perëndia e njerëzve me lëkurë të kuqe dhe vendos një ditë të bukur të bëjë një njeri.

Sipas autores/ autorit Manituja merr argjilë dhe bën një kukull. Kukullën e fut në furrë. Manitunë e zë gjumi dhe kukulla përcëllohet dhe del sterr e zezë si qymyr dhe Matuja thotë- Ky do të jetë njeriu lëkurzi.

Pastaj Manituja fut një kukull tjetër prej argjile në furrë dhe nga frika mos i përcëllohej përsëri e nxjerr nga furra para kohe dhe ndodh katastrofa. Kukulla ishte shumë e bardhë dhe Matuja vendos që ky do të jetë njeriu lëkurbardhë.

Manituja nuk dorëzohet. Fut një kukull tjetër në furrë dhe e lyen me vaj. Pasi e nxjerr nga furra sheh që kukulla ishte shumë e verdhë dhe Matuja vendos që ky do të jetë njeriu lëkurverdhë.

Nga përshkrimi i mësipërm lindin pyetjet:

– Sa normale është që një fëmije të klasës së pestë ngjyra e lëkurës që mund të ndryshojë nga njeriu në njeri t’i shpjegohet përmes një kukulle që futet në furrë dhe që fillimisht përcëllohet, pastaj piqet pak dhe së fundmi lyhet me vaj?!

– Çdo fëmijë me ngjyrë si do ndihej para këtij teksti?! A nuk do e përfytyronte ai pashmangshmërisht veten si një kukull të përcëlluar që Përëndia Matu e kish harruar brenda furrës?! A nuk do të ndihej një fëmijë me ngjyrë në klasën e pestë i fyer nga krahasimi me qymyrin e zi?!

– Çdo fëmijë me lëkurë të bardhë do ta imagjinonte veten si kukull argjile që digjet mbi dru dhe del i bardhë vetëm se Perëndia Matu e nxorri para kohe nga furra. A nuk do të ndihej një fëmijë me lëkurë të bardhë i fyer teksa për lëkurën e tij autori/ja shprehet që ndodhi katastrofa?!

– Çdo fëmijë me lëkurë të verdhë do ta imagjinonte veten të larë në vaj dhe të futur në furrë.

Sa e shëndetshme është për psikologjinë e një fëmije të përballet me të tillë tekst?!
Një kukull argjile që futet në furrë dhe piqet shumë, piqet pak dhe lyhet me vaj dhe pastaj piqet.

Post Scriptum- Shqipëria është Çmendinë 2022.

Elona Caslli

Foto e tekstit është marrë nga profili i Manjola Nasi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.