Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Besnik Mustafaj rrëfen përballjen e Londos me Sigurimin e Shtetit: Është nga të rrallët që pati guximin në atë brez

19/02/2022
INTERVISTA/  Bardhyl Londo: Takimi i parë te reparti i “Rrapit të Trishit”, si e gjeta Berishën duke lexuar fshehurazi Dostojevskin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkrimtari Besnik Mustafaj, mik me poetin Bardhyl Londo që u nda nga jeta një ditë më parë ka rrëfyer një akt të rrallë gjatë regjimit komunist të Londos.

Mustafaj tha se Londo ishte ndër të rrallët që nuk bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit kundër një poeti, duke iu referuar rastit të Visar Zhitit.

“Bashkudhëtar në letërsi, kemi qenë bashkë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe bashkë në politikë si deputetë të PD. Dhimbja ime për një mik të çmuar për një gjysmë shekulli është e madhe. Përtej kësaj dhimbje doja t’i bëja një homazh se si rrallë kush ai ka gjetur në veprën e tij, prerjen e tij të asaj që është shqiptare e universal.

Është monumentale qëndrimi që mbajti Bardhyl Londo kur Sigurimi i kërkoi të bënte një raport për Visar Zhitin dhe ai e refuzoi. Është nga të rrallët që e pati guximin në atë brez të thoshte nuk bashkëpunoj me sigurimin kundër një poeti.

Ka qenë kryetari më liberal i Lidhjes së Shkrimtarëve, ai edhe Xhevahir Spahiun. Dua të përmend një gjest shumë njerëzor të djalit të Xhevahir Spahiut, Orgesi, që është doktori që e ndoqi gjendjen mjekësore deri në çastet e fundit.

Në një nga poezitë, ai ka thënë që vetëm një do qajë seriozisht, kabaja përmettre, që ai i ka bërë himnin.

Prej kohësh Londo, kurohej për një sëmundje të rëndë po pa u dorëzuar.

Kam komunikuar me të deri para 10 ditësh. E kishte bërë oepracionin, e dinte fundin, por ishte I fortë dhe me dashuri për jetën. E kishte shpërfillur vdekjen”, u shpreh Mustafaj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.