EMRAT/ Kush ishin çifti që humbi jetën nga zjarri në Borsh

EMRAT/ Kush ishin çifti që humbi jetën nga zjarri në Borsh

70
0
Shares

Janë mësuar emrat e çiftit që mbeti pa jetë sot në Borsh pas asfiksimit nga tymi ndërkohë që zjarri kishte përfshirë shtëpinë e tyre.

Mësohet se viktima kanë mbetur të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rezistencë që të moshuarit përdornin për ngrohje.

Borsh/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY