Kush është familja e pasur dhe e famshme Osmani nga Gjakova, arrestimi...

Kush është familja e pasur dhe e famshme Osmani nga Gjakova, arrestimi i Bashkim Osmanit për llogari të FBI

424
0
Shares

Bashkim Osmani biznesmeni me origjinë me origjinë nga Gjakova pas arrestimit në Kroaci për llogari të FBI dhe DEA-s pritet të ekstradohet në Spanjë.

Ai u prangos gjatë operaconit të organizuar nga FBI, DEA dhe policitë e disa vendeve të Europës, në bashkëpunim me Europol ku u arrestuan 45 persona. Osmani ndodhej në një hotel në Kroaci, pronë e tij dhe mësohet se mund të jetë një nga koka e grupit që transportonte e trafikonte kokainë nga Amerikane Latine.

Gazeta gjermane “Online Focus”, shkruan se Bashkim Osmani dyshohet për tregti me drogë dhe pastrim parash dhe se ishte në qendër të një hetimi ndërkombëtar të quajtur “Casino Fantauxia Operation” në të cilën është përfshirë edhe Byroja Federale e Investigimit, FBI.

“Në Majorca të Spanjës një nga destinacionet të cilët u bastisën ishte edhe restoranti i Osmanit “Ritzi Portals”  dhe hoteli “BO”, Policia sekuestroi 86 piktura vaji me vlerë pesë milionë euro, shtatë makina super sportive, 16 ora luksoze dhe 200 mijë euro para të gatshme”, shkruan gazeta.

Por sipas të perditshmes kroate Jutarnji List, Bashkim Osmani ka deklaruar se nuk është fajtor dhe se ai prej vitesh ka qenë nën hetimin e shërbimeve sekrete.

“Më shumë se 30 vjet që merrem me biznes legal, kam një shtëpi në Palma de Majorca, prej nga erdha të shtunën, më 12 shkurt, nëpërmjet Londrës dhe Italisë për në Kroaci, dhe kisha një biletë të rezervuar për t’u kthyer të dielën, më 20 shkurt. Nuk e kam problem, të më dorëzojnë në duart e autoriteteve spanjolle, nuk kam lidhje me atë për çfarë më ngarkojnë”. Kështu, shkruan gazeta kroate Jutarnji.hr, ku sipas Bashkim Osmani ka hedhur poshtë çdo lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai është arrestuar të martën në një dhomë të hotelit të tij Palazzo (ish-Riviera) në qendër të Poreçit.

Gazeta kroate thekson se me Osmanin, të njohur si bos i dyshuar i drogës, shërbimet sekrete merren që nga vitet ’90.Osmani u vu në pranga nga policia kroate me kërkesë të policisë dhe gjyqësorit spanjoll, të cilët nisën një operacion të madh “Sky Eç” në disa vende evropiane përmes Eurojust-it, ku vetëm në Bruksel u arrestuan  45 persona dhe sekuestruan 1.2 milionë euro. Bashkim Osmani, bashkë me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci, raportoi të mërkurën Jutarnji List. Mediat belge ishin të parat që raportuan për operacionin ku morën pjesë 600 policë dhe që u shtri në 7 vende evropiane, të organizuar nga Europol. Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

Ai së bashku me tre vëllezërit e tij, Bekimin, Qazimin dhe Burimin, u kapën në Kroaci, raportoi të mërkurën gazeta kroate Jutarnji List.

Osmani lidhjet me politikën

Bashkim Osmani krijoi shumë njohje dhe zgjeroi ndikimin e tij në politikë dhe shërbeu si këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës, bazuar në një raportim të gazetës politike kroate, Nacional. Në një intervistë për gazetën kroate Nacional në vitin 2007, Osmani kishte thënë se pas transferimit në Hamburg në vitet 1980, familja e tij kishte rritur ndjeshëm pasurinë që kishin në Kosovë.

Bashkim Osmani posedon një pasaportë kroate. Në vitin 2007 ai bleu një hotel në qendër të Poreçit, një qendre turistike në Kroaci. Kësisoj, në atë kohë, ai realizoi një intervistë për gazetën Nacional. Në atë kohë, Osmani tha për të përjavshmen politike kroate se ishte pasuruar duke investuar në prona të paluajtshme, fillimisht në Hamburg dhe më pas në Spanjë.

Familja Osmani konsiderohej një nga familjet më të pasura shqiptare në Gjermani.

Bashkim Osmani krijoi shumë njohje dhe zgjeroi ndikimin e tij në politikë dhe shërbeu si këshilltar i Ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës, shkruan Nacional.

Familja Osmani është nga rrethi i Gjakovës, prej nga u shpërngulën në Hamburg në mesin e viteve 1980.

“Gjithçka filloi në fillim të viteve tetëdhjetë kur vëllai i parë Qazimi u largua nga Gjakova për në Gjermani, dhe ne shkuam pas tij. Në atë kohë në Jugosllavi, si shqiptarë, nuk kishim perspektivë, sidomos nëse ishe ambicioz”, tha ai.

“Familja jonë ka qenë gjithmonë e famshme. Në Kosovë edhe para luftës së dytë botërore dhe pas lufte babai ka qenë politikan prandaj as në Gjermani nuk kemi shkuar me kruese dhëmbësh në gojë. Ne kishim një nga restorantet më të mëdha në Prishtinë, ishim pronarë të parcelave të mëdha tokash në Kosovë, kishim aksione pronësie në argjendari, nuk mund të ankoheshim”, rrëfeu ai atë kohë për gazetën Nacional. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY