“Zhduket administratorja e inceneratorit të Tiranës. Tabaku: E kemi njoftuar tre herë”

“Zhduket administratorja e inceneratorit të Tiranës. Tabaku: E kemi njoftuar tre herë”

66
0
Shares

Zhduket administratorja e inceneratorit të Tiranës. Deputetja Jorida Tabaku tha sot se nëse nuk vjen vetë do e sjellim me polici.E kemi njoftuar tre herë. Do paraqitet me polici, tha Tabaku.

Tabaku: Diskutuam sot në mëngjes për praninë e znj.Ariola Kodra. E pritëm në mëngjes, nuk erdhi. E ftuam në orën 15:00. Stafi i Kuvendit dhe posta e posaçme e Kuvendit shkuan në inceneratorin e Tiranës i cili është i mbyllur. Punonjësi ka mbyllur derën dhe tha që nuk ndodhen asnjë nga stafi i inceneratorit i pranishëm në kantier.

I kemi nisur një kërkesë tjetër me postën speciale znj.Ariola Kodra. E kemi marrë disa herë në telefon. Do ta ripërsërisim kërkesën tonë që ajo të jetë këtu pjesë.

Ndërkohë që na ka sjellë një pjesë të informacionit që kërkuam ditën e premte. I bëjmë thirrje znj.Ariola Kodra, punonjësve të inceneratorit të Tiranës të hapin derën, të pranojnë shkresën e Kuvendit, janë letra zyrtare të shtetit shqiptar. Ju lutem merrni njoftimin për të ardhur për të dëshmuar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY