HISTORIA/ “Tradhtova të fejuarin më shokun e vëllait, i tregova dhe …”

HISTORIA/ “Tradhtova të fejuarin më shokun e vëllait, i tregova dhe …”

84
0
Shares

Një vajzë e cila u fejua me partnerin e saj pasi mbeti shtatzënë, tashmë ka nisur një aventurë të re. Përmes një letre drejtuar psikologes së “The Sun” ajo ka rrëfyer mëkatin e saj si dhe ka kërkuar ndihmë për ta sistemuar sërish jetën martesore. Por ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë histori është se pasi e ka tradhtur ajo i ka treguar burrit dhe ky i fundit e ka falur, lexoni këtë histori të rrallë.

Letra e vajzës

“Tradhtova të fejuarin tim me një burrë më të rritur se unë por nuk pendohem sepse ai më bëri të përjetoja orgazmën time të parë. Unë jam 23 vjeçe dhe jam e fejuar e nënë e një djali të vogël. Partneri im është 27 vjeç dhe është shumë i mirë në shumë mënyra. Por ndonjëherë mendoj se ai ka pranuar të fejohemi vetëm sepse unë vendosa të mbaja fëmijën tonë. Në fillim jeta jonë sentimentale dhe seksuale ishte mirë por me kalimin e kohës filloi të venitej, deri sa një ditë e ndjeva veten dëshpërimisht të lënë pas dore prej tij.

Një miku i vëllait tim i cili është 34 vjeç dhe që e njoh prej vitesh, erdhi në shtëpinë time pasi duhej të më rregullonte dushin. Ndërsa ai po e rregullonte unë rrija afër me të dhe krejt papritur ai më vuri dorën rreth qafës dhe filloi të më puthte. Për një moment u shtanga por më pas edhe unë ia ktheva puthjen dhe ajo çka kujtoj është se kishim përfunduar duke bërë seks. Seksi me të më marrosi dhe për herë të parë ai më bëri të përjetoj orgazmën. Pasi ai u larga më tha se mund ta telefonoja sa herë të kisha dëshirë të takoheshim për seks. Unë e bëra por ai nuk iu përgjigj kurrë mesazheve të mija.

Kjo histori deri diku më bëri të ndihem fajtore dhe kështu vendosa që t’i tregoj të vërtetën të fejuarit. Në fillim ai u acarua dhe u mërzit shumë por më pas më tha se e kuptonte që më kishte lënë pas dore dhe se do bënte çdo gjë për ta rregulluar këtë pjesë. Mirëpo ai nuk e bëri kurrë dhe unë vazhdoj të mendoj për seksin me 34­vjeçarin”.

Përgjigjja e psikologes

“Do të të lutesha të mos e bëje. Partneri jot ka vendosur t’i japë një mundësi lidhjes suaj dhe të ka premtuar që do të bëj maksimumin për ta përmirësuar jetën tuaj në çift. Jepi një mundësi, fol me të dhe zgjidheni së bashku këtë problem…për hir të djalit tuaj”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY