Është shpërblyer i pastrehu që njihet vetëm si Waralop, pasi e ka dërguar në një stacion policor në Tajlandë kuletën që e kishte gjetur në rrugë.
Megjithëse i kishte vetëm disa monedha në xhep, 44-vjeçari nuk e ka dashur këtë çantë të vogël nga Hermesi, në të cilën ishin afro njëmijë euro dhe disa kartela krediti.
Në vend se të blejë ushqime apo rrobe, ai e ka kthyer kuletën e shtrenjtë me të gjitha paratë e paprekura. Por, veprimi i tij zemërgjerë nuk ka mbetur pa u vënë re.
Niity Pongkriangyous ka qenë shumë i gëzuar që i është kthyer ky aksesor i vlefshëm dhe i ka ofruar Waralopit një vend pune në kompaninë e tij në Bangkok.
“Isha shumë i befasuar kur policët më sollën kuletën, sepse as nuk e dija që e kam humbur. Gjeja e parë që më shkoi në mend ishte: po të isha në vend të tij, do ta mbaja për vete”, ka thënë pronari 30-vjeçar.
Duke parë se i pastrehu është shumë i sjellshëm dhe i ndershëm, atij i është ofruar një vend pune si dhe një banesë e vogël me të gjitha shpenzimet e hequra.
“Është një mundësi e mirë për mua, që ta kthej jetën në rrugë të duhur. Më në fund e kam një punë, vend për të jetuar dhe gjumë në shtrat të pastër” ka thënë Waralop.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/