Basha mbaron seancën e pyetjeve me prokurorët belgë, tregon se çfarë dëshmoi

Basha mbaron seancën e pyetjeve me prokurorët belgë, tregon se çfarë dëshmoi

61
0
Shares

Lulzim Basha është pyetur për më shumë se një orë rreth deklaratave tij për toyota yaris tre vote më parë.

Më poshtë është deklatata e plotë e Bashës. m.k

• Basha: Mbeshtetje për SPAK, PD e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe krimië te organizuar

DEKLARATA PËR MEDIAN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA PAS DËSHMISË ME PROKURORIN BELG NË SPAK
Basha: Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar edhe një herë të vetën dhe kanr hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë, siç ju kam thënë, siç i kam thënë gjithë shqiptarëve nuk është mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu. Parate e konfiskuara nuk iu janë kthyer por mbeten të konfiskuara. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur ti shkoje hetimit deri në fund.
Në këtë kuadër për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme, siç e kam treguar gjithmonë, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e krimit të organizuar me politikën që po shakatërron dite për dite Shqipërinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. E bëj këtë në radhë të pare me vetëdijen se ky është një mision, per PD, ky është një proces që bëhet por të tillë ka të shumtë.
Krimi i organizuar është një fenomen kudo por përmasat e bashjekounimt të krimit të organizuar me politikën në Shqipëri janë unike dhe janë arsyeja kryesore përse shqiptarët janë vit për vit më të varfër, me të të pashpresë dhe me të pa lirë sesa çdo popull tjetër edhe në Ballkan, jo me krahasuar me Europen.
Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes mediad shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur. Situata e Shqipërisë është kjo, që per fat të keq edhe përmes keqinformimit ju është thënë shqiptarëve që çështja është mbyllur, që janë ndarë paratë midis politikanëve të akuzuar se kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe akuzues e, PD.
E vërteta është krejt ndryshe: Paratë janë konfiskuar, procesi vazhdon në Belgjikë. Ka mbështetjen tonë të plotë. E treta që dua të them është që punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Është arsyeja pse janë krijuar. Është arsyeja pse krijohen nga taksapaguesit shqiptar. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë bëja tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë në krimi e organizuar sepse është bërë e tillë në bashkëpunimin e qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/478178660472876/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY