Plus Communication do të përfaqësohet nga K&L Gates në “luftën” e saj ndaj oligopolit dhe anti-trustit në biznesin e telekomunikacionit në Shqipëri
Plus Communication, kompania e vetme e telefonisë celulare me pronësi dhe menaxhim shqiptar, ka kontraktuar kompaninë K&L Gates, një nga firmat ligjore më të mëdha në botë e me eksperiencë të gjerë në çështjet anti-trust, për ta përfaqësuar atë në mbrojtjen e interesave të klientëve shqiptarë, për të siguruar që ata të përfitojnë në mënyrë efektive nga zgjedhje më të shumta, shërbime më të mira dhe çmime më të lira në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, sipas një njoftimi të kësaj kompanie.
Plus Communication është themeluar në vitin 2009 si një kompani me kapital 100 % vendas dhe ka filluar ofrimin e shërbimeve në vitin 2010, duke u futur në treg si operatori i katërt.
Që në fillimet e veta dhe përgjatë viteve që operon, kjo kompani është përballur me vështirësi të shumta që sipas saj kanë ardhur si rezultat i oligopolit, konkurrencës së pandershme në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, mungesës së ndërhyrjes nga autoritetet rregulluese apo ndërhyrjes së padrejtë të këtyre institucioneve shtetërore me vendime e dekrete, të cilat kanë penguar përfitimet e konkurrencës së ndershme sipas meritave ndaj konsumatorit shqiptar.
Plus Communication ka avancuar ngadalë në tregun e telefonisë në vend, tashmë të ndarë kryesisht mes Telecom.al dhe Vodafon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/