Burri që u fut në shtrivan për të larë gjurmët e gjakut është Paulin Babaj, 71 vjeç, ndërsa viktima është Pashke Babaj, 67-vjeçare.
Pashke Babaj është vrarë sot në mëngjes në një pallat në Caramagna të Italisë nga i shoqi pas disa goditjeve me shkop.
Në shtëpi, në momentin e ngjarjes ka qenë vetëm gruaja dhe burri i saj (i biri ishte në punë, ndërkohë që gruaja e djalit, nusja e çiftit të moshuar bashkë me katër nipërit ndodhen prej disa ditësh në Shqipëri), shkruan “Panorama”.
Autori thuhet se u arrestua 500 metra larg nga banesa e tij, në gjendje të rënduar psikologjike, raportojnë mediat italiane.
Mësohet se 71-vjeçari kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan për të hequr njollat e gjakut.
…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/