Kosova është përfshirë në polemika për figurën e Xhafer Devës pas një deklarate të ambasadorit gjerman që e lidh atë me krimet që kanë kryer nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton ora news.
Gjithçka nisi pas lajmit për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë, e dëmtuar dhe e djegur disa herë.
Historiani dhe studiuesi Erald Kapri në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma thotë se diplomati u nxitua në komentet e tij.
Sipas Kaprit, komenti i Ambasadorit është i drejtë për shqetësimin që ngre por nuk është informuar sa duhet për realitetin shqiptar.
Kapri: Xhafer Deva është vërtet një figurë shumë polemiste por fatkeqësisht e pastudiuar sa duhet. Ne në Shqipëri dhe Kosovë çështjen kolaboracionizmit dhe bashkëpunimit nuk e kemi studiuar sa duhet. Në Kosovë ka shumë tema të tjera që nevojitet të diskutohen.
Nuk flitet për vrasjen e Shaban Polluzhës, zhdukjen e Gani Kryeziut që kanë qenë anti-fashistë me mjaft vlerë dhe u zhdukën nga komunistët, por merren me Xhafer Devën, i cili në aktivitetin e vet nuk ka fshehur asgjë. Ai ishte vërtet bashkëpunëtor i gjermanëve, nuk ishte nazist.
Është e gabuar përfshirja e aktivitetit të tij me holokaustin, kjo është më e gabuara te deklarata e Ambasadorit gjerman. Shqipëria është ndër vendet e pakëta në Europë, bashkë me Danimarkën dhe Bullgarinë, që shpëtuan hebrenjtë. Ndryshe nga këto dy vende, Shqipëria shpëtoi dhe 10-fishin e hebrenjve që jetonin në Shqipëri dhe Xhafer Deva ka një kontribut këtu.
Kur flasim për bashkëpunimin me nazistët, bashkëpunimi shqiptar meriton të ketë një vëmendje ndryshe. Në historinë e Shqipërisë nuk ka figurë politike që nuk ka bashkëpunuar me dikë, ka pasur një mbështetje nga një fuqi e huaj apo shtet i huaj. Në rastin e Luftës së Dytë Botërore çështja është tepër komplekse.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë problem me shkëputjen nga kolaboracionizmi, thotë Kapri.
Ndaj dhe sjellja e figurës së Xhafer Devës në mënyrë kaq të mbrapshtë, sipas tij, ka ka një prapavijë tjetër, kryesisht politike, që nuk ka të bëjë shumë me debatin historik. Oea news
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/