Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme për ligjin e Vettingut

Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme për ligjin e Vettingut

52
0
Shares

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin shumë të debatuar “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“.

Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kryetarin e parlamentit zotin Ilir Meta. Po dje Lu u takua paradite edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

Po ashtu ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi zyrtarisht në Kuvend 75 amendamentet e plota mbi ligjin për Rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

 

screenshot_3-69

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY