TIRANË/ Dhuna te 5 maji, banorët bëhen për spital nga policia, gazetarët...

TIRANË/ Dhuna te 5 maji, banorët bëhen për spital nga policia, gazetarët tërhiqen zvarrë

61
0
Shares

Dy banorë u plagosëën sot nga dhuna e policisë tek zona e 5 Majit në Tiranë.

Anëtarët e familjes Hoxha, u ngujuan brenda banesës mëngjesin e sotëm, pasi nuk kanë rënë dakord për shembjen e banesës së tyre por rezistenca e tyre ishte e pamundur nga dhuna e policisë ndërsa u dërguan në urgjencë spitalore.

Policia ka shoqëruae djalin e familjes, Valtrin Hoxha, i cili tentoi që të thyente kordonin për të shkuar pranë prindërve të tij, që nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme në zonën e 5 Majit, pritet të kryhet shembja e 11 banesave, ku 3 prej tyre nuk kanë pasur një marrëveshje me bashkinë e Tiranës.

“Dhuna e policisë ndaj banorëve të 5 majit ka fytyrën e Edi Ramës! Ai trajton si armik këdo që kërkon t’i pengojë një projekt korruptiv me përfitime të mëdha.

Dhuna nga grave, nënave banore të 5Majit ka fytyrën e Edi Ramës! Ai i urren gratë!”, reagoi sot deputetja Albana Vokshi.

Në vijim ajo dënon edhe dhunën ndaj gazetares së Ora news.

”Dhuna e policisë ndaj gazetareve në krye të detyrës, ka fytyrën e Edi Ramës! Ai nuk e do fjalën e lirë, nuk e do median e lirë. Ju mbyll gojën me dhunë gazetarëve e vë para qytetarëve propagandën me ngjyra”, deklaron Vokshi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY