“Administrata publike e politizuar nga militantë të PS. 100 mijë të punësuar...

“Administrata publike e politizuar nga militantë të PS. 100 mijë të punësuar më shumë se në 2014”

63
0
Shares

“Administrata publike e politizuar nga militantë të PS. 100 mijë të punësuar më shumë se në 2014”, deklaroi soz deputetja Dhurata Çupi në komisionin e Integrimit.

Deklarata:
Një nga arsyet madhore pse Shqipëria nuk bëhet një shtet europian në shërbim të qytetarëve është politizimi i thellë i administratës publike. Në fjalën time të parë në Këshillin e Integrimit fola pa doreza për këtë plagë, që është përkeqësuar ndjeshëm këto 8 vjet të qeverisjes së Edi Ramës.

Në vitin 2014 kemi patur një administratë publike me 84 mijë punonjës. Sot e kemi me 184 mijë. Pjesa dërrmuese janë patronazhistët e Edi Ramës. Detyra e tyre nuk është shërbimi ndaj qytetarëve, por shërbimi ndaj partisë. Në 8 vjet, shqiptarët paguajnë pothuajse dyfishin e parave për militantët e Edi Ramës, rreth 620 milionë euro. Nuk ecim dot përpara, nëse nuk themi të vertetën dhe nëse nuk e kurojmë të keqen.

Reforma në Administratën Publike është një nga më të rëndësishmet. Nëse ajo nuk do të jetë e thellë dhe e plotë, shërbimet për qytetarët do të mungojnë dhe korrupsioni do të vazhdojë për llogari të partisë shtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY