5 persona u arrestuan për korrupsion mëngjesin e kësaj të mërkurë në Salerno, mes tyre prokurorë, zyrtarë publikë dhe njerëz të drejtësisë
Të arrestuarit janë Roberto Penna, zv prokuror në Salerno, avokatja e Gjykatës së Salernos Maria Gabriella Gallevi, partnere e këtij të fundit, si dhe sipërmarrësit Francesco Vorro, Umberto Inverso dhe Fabrizio Lisi, ish gjenerali i Guardia di Finanza.
Fabrizio Lisi, ish-gjeneral italian të Guardia Di Finanza është i njohur në Shqipëri për shkak të pronave që zotëron, nkë shoqate të regjistruar në Tiranë dhe dëshmive të Dritan Zaganit si një person që lidh fijet e mafies italiane me Shqipërinë.
Tv Rai 3 përmes një kronike ka mësuar se prona në Vlorë e Fabrizio Lisii është dhuruar shoqatës së tij nga “Artur Shehu, një qytetar shqiptar që aktualisht jeton në SHBA dhe është hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita (mafia italiane) dhe investimeve të saj në Shqipëri”.
Por ish-gjenerali ka thënë se nuk ka dijeni me problemet qe mund të ketë pasur dhuruesi i tokës, rreth 30 mijë hektarë.
I pyetur nga gazetari italian në telefon, gjenerali tashmë në pension, që identifikohet me emrin “Lisi” thotë se në kohën kur ishte dhuruar prona nuk ka pasur dijeni për problemet ligjore që mund të ketë pasur dhuruesi.
Në lidhje me aktivitetin e ish-gjeneralit italian ka reaguar edhe ish-polici Dritan Zagani, që sipas këtij të fundit ai ka lidhje të forta me narkotrafikantët.
“Kush është ura lidhëse mes narkotrafikantëve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!”, shkruante Zagani në postimin e tij. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/