Zbulohet në Durrës një zyrë tjetër mashtrimi, mijëra euro përmes ‘call center’...

Zbulohet në Durrës një zyrë tjetër mashtrimi, mijëra euro përmes ‘call center’ ilegale

64
0
Shares

Nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY