Presidenti Ilir Meta publikoi sot listën e 10 kandidatëve që kanë aplikuar për të zënë vendin e gjyqtarit Përparim Kalo në Gjykatën Kushtetuese, mandati i të cilit mbaron në prill.
Kandidatët që kanë aplikuar për vendin vakant në Kushtetuese:
Ardita Buna
Arta Marku
Arta Vorpsi
Besnik Dervishi
Elida Take
Gent Ibrahimi
Juliana Latifaj
Maksim Qoku
Manjola Xhaxho
Sandër Beci
Presidenca sqaron se lista e aplikantëve dhe dokumentacioni për secilin kandidat i janë përcjellë menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë nga 9 që duhet të ketë, por shpejt pritet të mbetet me 5, për shkak të përfundimit të mandatit për gjyqtarët Altin Binaj dhe Përparim Kalos. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/