Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, mbetet në burg autori

Ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, mbetet në burg autori

57
0
Shares

Një person i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve mbeti në burg sot pavarisht apelit që i bëri çështjes.

Kol Gjoni do të vuajë 4 vite burg.

Detajet:

Me 15 korrik 2020, mbi kallëzimin e bërë nga viktima e veprës penale,  policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit Kol Gjoni, i akuzuar për ngacmim seksual  ndaj të miturës me  iniciale D.D, gjatë kohës që ajo ka qënë e vetme nëambientet e biznesit të familjes së saj.

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur  K.GJ , i akuzuar për kryerjen e veprës penale Ngacmim seksual kundër fëmijëve, e parashikuar nga neni 108/a/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  me vendimin nr. 1326  datë 07.05.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit K.GJ për veprën penale tëNgacmim seksual kundër fëmijëve, parashikuar nga neni 108/a/2 i K.Penal, dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin K.GJ fillon nga dita e arrestimit të tij, dhe pjesa e mbetur e pa vuajtur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga ipandehuri me iniciale K.GJ, i cili kërkoi pafajësi, dukepretenduar se nuk e ka konsumuar veprën penale për të cilën akuzohet.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 89 datë 08.02.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 1326 datë 07.05.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY