Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi dënimin me 6 vjet burg për Ervis Gjecin i cili u akuzua për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura.
Detajet e ngjarjes:
Më 11 qershor 2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, sëbashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me Ervis Gjeci i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur Gjeci i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1330-188 datë 04.12.2020 ka vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Gjeci për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë metë mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
–Deklarimin fajtor të të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a prg.2 i Kodit dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
–Bazuar në Nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale” dënimin me 9 (nëntë) vite burgim.
–Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimitdhe përfundimisht i pandehuri E.Gj dënohet me 6 (gjashtë) vite burgim.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale E.GJ, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm për veprat penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet 101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj.Elona Toro dhe anëtarë znj.Edlira Petri dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 88 datë 08.02.2022 vendosi:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/