Tempulli korçar i artit sjell në skenë shfaqjen “Hamami i grave”

Tempulli korçar i artit sjell në skenë shfaqjen “Hamami i grave”

101
0
Shares

Teatri Andon Zakon Çajupi në Korçë nuk i zhgënjen kurrë pritshmëritë e artdashësve korçarë. Shfaqja “Hamami i grave” do të ngjitet në skenën e Teatrit për 3 netë, për ti dhuruar emocione të bukura publikut të mrekullueshëm korçar.

Me regjinë brilante të regjizorit Kiço Londo dhe kastin e aktorëve shumë të talentuar si Albana Kocaj, Esela Pysqyli, Adriana Tolka, Linda Jarani, Ola Harizaj , Dajana Nena, Aiola Laska dhe Elios Shuli, shfaqja ka në fokus gjashtë gra të traumatizuara nga jeta e tyre e përditëshme. Ato vendosin të takohen në një hamam për t’u çliruar nga dhimbjet fizike e shpirtërore, por kjo nuk zgjat shumë. Papritur vjen lajmi se hamami ku zonjat gjejnë shpëtimin e shpirtit të tyre, duhet të prishet dhe të shndërrohet në një bibliotekë.

Mos mungo në Teatrin e Korçës në orën 19:00, në këto tre data 9, 10 dhe 11 shkurt! Eja dhe shijo mbrëmjet në Teatër, nën shoqërinë e Hamamit të grave.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY