Pasi kryeministri Rama ka nisur bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetin social facebook, ka nodhur dicka e papritur. Si fillim Rama u është përgjigjur pyetjeve që lidhen me Reformën në Drejtësi për të cilën tha se PS dhe LSI do të vazhdojnë miratimin e projektligjeve edhe pa PD. Por ndërkohë që fliste për këtë temë në zyrën e Ramës, live në facebook dhe tv u dëgjua një këmbane e cila krijoi zhurmë në transmetim të drjtëpërdrejtë. Rama i gjendur ngusht nga kjo dhe duke mos e ndërprerë bashkëbisedimin ka thënë se është ora e tij ajo që e shkaktoi. “Është ora ime këmbanë”, ka thënë Rama dhe ka vazhduar më tej me pyetjet e qytetarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/