E PAKONFIRMUAR/Kërcënohet ambasada ruse në Tiranë

E PAKONFIRMUAR/Kërcënohet ambasada ruse në Tiranë

60
0
Shares

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin i është drejtuar zyrtarisht shtetit shqiptar, duke njoftuar autoritetet se ndihet i kërcënuar, njofton vizion plus duke iu referuar burimeve të pacituara diplomatike.

Burime diplomatike bënë të ditur se Karpushin ka njoftuar që prej dy javësh, se ndihet i rrezikuar nga një grup ekstremistësh islamike nga Kosova dhe Maqedonia. Të njëjtat burime thanë se ky grup, sipas diplomatit Karpushin, është vendosur në një apartament shumë pranë ambasadës ruse në Tiranë dhe vëzhgon prej disa kohësh të gjitha lëvizjet e ambasadorit si dhe të stafit të përfaqësisë diplomatike, njofton i njëjti televizion.

Ai ka theksuar se ekstremistet e ISIS janë ne gjendje te veprojnë gjithkund dhe në çdo rrethanë. Për pasoje, Karpushin ka njoftuar edhe stafin e ambasadës që te evitoje sa më shumë pjesëmarrjen ne aktivitete masive.

Burimet diplomatike theksuan se ambasada ruse nuk ka ofruar asnjë fakt konkret per grupin qe pretendon se po kërcënon ambasadorin Karpushin. Por ajo ka kërkuar shtim të personelit, për të sjellë nga Moska në Tiranë një grup ekspertësh të inteligjencës, që do të mund të përballonin kërcënime të tilla.

Vizion plus pyeti ambasadën ruse por ajo nuk ka bërë komente. Personi që merret me shtypin, sipas ambasadës, nuk ndodhet në punë prej disa ditësh, ndërsa nuk dha përgjigje as pohuese dhe as mohuese mbi këtë çështje. Kërkesa e ambasadës për të sjellë njerëz te inteligjences ruse nga moska, vjen në kohën kur Shqipëria po bëhet gati të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY