Fraksioni i Bashës prezanton kandidatin e vet në Shkodër, Bushati: Unë e...

Fraksioni i Bashës prezanton kandidatin e vet në Shkodër, Bushati: Unë e kam mbajtur hapur derën për ju

86
0
Shares

Delegatë të selisë së PD prezantuan sot zyrtarisht kandidatin e tyre për kryetar të bashkisë së Shkodrës Xhemal Bushati.

Prezantimi i kandidatit Bushati, është bërë nga drejtuesi politik i qarkut, Enkelejd Alibeaj, shoqëruar edhe nga deputetët e Shkodrës e Lezhës, si dhe kryetari degës së PD Shkodër.

“Dje isha në Lushnje, por pyetja në fund ishte: Shkodra ç’thotë? Kjo pra është ajo vlerë, ajo histori që Shkodra ka për Partinë Demokratike. Në këto 30 ditë, më e rëndësishmja është që të trokasim në derën e çdo shkodrani me ndershmërinë më të madhe. Pastaj garancia jetër është Xhemal Bushati, njeriu i mirë, njeriu i ndershëm dhe i respektuar. Nuk do të na fal asnjëherë historia që kjo kala e demokratëve, të bie në dorë të të majtëve. Shkodra është e demokratëve dhe do t’u mbetet demokratëve” – tha Alibeaj.

Kandidati për bashkinë më të madhe që votohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, i falenderoi demokratët e Shkodrës për besimin që i kanë dhënë dhe për të kjo është një përgjegjësi.

“Kjo për mua është shumë përgjegjësi. Ne do të punojmë të gjithë bashkë, për vlerat e ketij qyteti. Unë dyert e Bashkisë Shkodër i kam hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur. Ndaj ua garantoj që dyert do të jenë të hapura vetëm për qytetarët e Shkodrës dhe më 6 Mars jam shumë besimplotë që ne do të fitojmë” – tha Xhemal Bushati.

Xhemal Bushati u miratua si kandidat për bashkinë Shkodër nga selia e PD. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY