Vetting-u, Basha: Drafti i PS në shkelje flagrante me Kushtetutën, drejtorët e...

Vetting-u, Basha: Drafti i PS në shkelje flagrante me Kushtetutën, drejtorët e Ramës do kontrollojnë gjyqësorin

59
0
Shares

Pese orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar duke diskutuar mbi Vetting-un. Mësohet se seanca parlamentare nuk do të bojkotohet pra PD do të jetë e pranishme në Kuvend.

Duke vlerësuar punën e ekspertëve të PD, Basha tha se PS nuk mori parasysh vërejtjet e së djathtës në hartimin e draftit kushtetues. Në këtë pikë, tha Basha, “PD do ndjeke te gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.

“Ekspertët e PD kane bere punë profesionale dhe voluminoze gjatë gjithë verës. PS nuk ka asnjë argument kundër vërejtjeve dhe amendamenteve te opozites por megjithate vërejtjet dhe propozimet e ekspertëve të saj nuk u morën parasysh. Theksoj se projektligji aktual është antikushtetues. Projektligji në shkelje flagrantë të Kushtetutes se 22 korrikut”, tha Basha.

Sipas kreut demokrat, projektligji i PS parashikon që drejtorët e Ramës të kontrollojnë gjyqësorin dhe komisionerët e Vetting-ut.

“Alket Hyseni i Garancive Statutore të PS kontrollon gjyqësorin dhe prokurorinë. Arben Seferi, drejtor i Kryeministrit kontroll gjyqësorit dhe komisionerëve. Rama kërkon kontroll tërësor politik të procesit të vlerësimit”.

Për Partinë Demokratike, tha Basha, miratimi i ligjeve nuk duhet të jetë një proces politik, por legjislativ dhe kushtetues. Në këtë pikë, kreu i PD tha se maxhoranca po mban një qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus. Lidhur me këtë, Basha theksoi fort se,“PD do të ndjekë të gjitha rrugët legjislative dhe kushtetuese”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY