Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për tu transferuar më pas në qelitë e paraburgimit të burgut 313.
Ai është fotografuar bashkë me avokatin e tij duke pritur për vijimin e procedurave.
Ai ka qënë me kurriz nga dera kryesore dhe pa pranga në duar.
Tahiri u dënua sot me 3 vite e 4 muaj burg, por duke i hequr mundësinë e konvertimit në shërbim prove.
“Vuajtja me dënim fillon nga dita e ekzekutimit dhe të kryet në një burg të sigurisë së zakonshëm. I lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë.”, tha gjykatesi. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/