KQZ regjistron “Shtëpinë e Lirisë”, heq fjalën ‘Komisioni i Rithemelimit’, juristi i...

KQZ regjistron “Shtëpinë e Lirisë”, heq fjalën ‘Komisioni i Rithemelimit’, juristi i Bashës kundër

80
0
Shares

KQZ ka vendosur regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ ndërkohë që ka hequr Komisionin për Rithemelimin e PD-së nga koalicioni.

Sipas Celibashit, PD Komisioni i Rithemelimit nuk mund të jetë pjesë në koalicion, sa kohë që nuk është regjistruar si parti.

”Së pari për legjitimitetin e kërkesës unë mund të them se ne po e diskutojmë sot këtë kërkesë dhe tashmë LSI është regjistruar si parti politike. Nuk mund të them që përfaqësuesi i PD-së ka një pretendim alogjik por nuk ka bazë ligjore.

Vlerësoj që kërkesa e LSI e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë dhe duhet të shqyrtohet. Lidhur me përmbajtjen nuk qëndron kërkesa për ta kthyer për plotësim, pasi do të ishim në këtë situatë nëse do të kishim mungesë të dokumentacionit përkatës. Ne i kemi të gjitha dokumentet. Kemi edhe diccka më shumë të cilën është jo në përputhje me parashikimet e ligjit.

Kërkesa për disa aspekte të saj reflekton konfliktualitet me nenet e Kodit Zgjedhor me interesat e ligjshme të një partie tjetër politike. Ndaj kërkesa për të përfshirë në simbole, në sigla apo në thelbin e vet elementë të Partisë Demokratike nuk mund të pranohet”, tha Celibashi.

Më herët përfaqësuesi i Bashës dhe ai i LSI-së janë përplasur në KQZ lidhur me kërkesën që ka depozituar për regjistrim në zgjedhjet e 6 marsit koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, mes grupimit të Sali Berishës dhe LSI-së.

Juristi i Bashës, Marash Logu kërkoi t’i viheshin në dispozicion marrëveshja e koalicionit si dhe kërkesa për regjistrim.

Debati i plotë:

Marash Logu: Pika e tretë e rendit do jetë shqyrtimi i kërkesës për regjistrimin e koalicionit. Duke qenë se jemi si subjekt zgjedhor të pranisëhm në këtë mbledhje e do kërkonim që rendi të qendrojë sic është por të na vihet në dispizicion zyrtarisht kërkesa dhe marrëveshja që ne të kemi mundësinë të shprehemi. Që mos fshihemi kemi pasur mundësi të njihemi me disa materiale të publikuara nga media por i donim zyrtarisht.

Përfaqësuesiu i LSI: Kërkesa e bërë nga Marash Logu s’ka legjitimitet të karakterit aktiv apo pasiv se pardje është miratuar nga ana juaj subjektet zgjedhore që do garojnë në zgjedhjet e 6 marsit, në dijeninë time zoti Logu përfaqwson PD dhe jo një koalicion zgjedhor. Kërkesa është thjesht deklaratë publike me karakter politik, nuk shoh as interesin zgjedhor që mund të ketë apo cështje të karakterit shqetësues që mund të ketë.

Marash Logu: Ka një praktikë shumë të mirë të KQZ që palëve të partive ju vihet në dispozicion aktet për të cilat thirren për të dhënë mendime.

Përfaqësuesiu i LSI: Zoti Logu nëse do e impostojë poltikisht këtë cështje, s’ka legjitimitet kur partia e tij nuk është në koalicion.

Ilirjan Celibashi: Po ju vëmë në dispozicion dokumentacionin shoqërues të kërkësës për regjistrimin e këtij koalicioni për të kërkuar e marrë informacion nga KQZ. Gjykimin e vlerësimin në lidhje me atë do e bëjmë gjatë shqyrtimit të cështjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY