Berisha shpjegon pozicionin e PPE në krizën e PD. Çfarë ndodh nëse...

Berisha shpjegon pozicionin e PPE në krizën e PD. Çfarë ndodh nëse Rithemelimi fiton më pak se selia më 6 mars

59
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte në emisionin Log se nuk ka pasur asnjë tentativë për ndërmjetësim nga  PPE në lidhje me krizën në PD ndërsa shtoi se kompromisi i vetëm do të jetë vota e demokratëve për kryetar.

“Asnjë ndërmjetësim nuk ka pasur. Ka pasur një vendim të tyre, që të mbajmë neutral ndaj zhvillimeve në PD. Komunikimi ka qenë i vazhdueshëm dhe është me instancën përkatëse dhe ne nuk dimë. nuk janë shprehur, s’na e kanë thënë kurrë se duan të vinë. asnjë njeri nuk ka ardhur dhe janë të mirëpritur kurdo që të vijnë.”

Berisha u pyet në lidhje me këtë cështje  pasi një javë më parë kreu i PBDNJ Vangjel Dule u shpreh në “Log” se përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane janë ofruar që të negociojnë krizën e brendshme në Partinë Demokratike pas përjashtimit të Berishës.

Ish-kryeministri Sali Berisha në bisedë me gazezarin Endri Xhafa tha se është i bindur që në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, fitues do të dalin kandidatët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së. Basha në këto zgjedhje mund të marrë vota vetëm nga të majtët, por jo nga demokratët, tha ai.

“Nuk e  ve njëri në diskutim që shumicën e ka PD dhe jo peng Basha. Do të marrë ca vota nga socialistët, po jo nga demokratët.”

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse ndodh e kundërta, Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY