Vila që shërben edhe si hotel pa u regjistruar, KPK shkarkon prokuroren...

Vila që shërben edhe si hotel pa u regjistruar, KPK shkarkon prokuroren e Prokurorisë së Tiranës

122
0
Shares

Nga Vladimir Karaj

Prokurorja e Tiranës, Elina Kombi u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi siç tha kryesuesja e seancës gjatë njoftimit të vendimit, ajo nuk arriti “të përmbysë gjithë barrën e provës në kriterin e pasurisë”.

Kombi ishte hetuar vetëm për këtë kriter dhe trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin, njoftoi se vendosi të rrëzonte një kërkesë për çelje hetimesh në dy kriteret e tjera.

Bekteshi tha gjatë njoftimit se Kombi kishte sjellë prova dhe përmbysur vetëm pjesërisht gjetjet shkarkuese.

Gjatë seancës dëgjimore u konstatuan pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Pogradec të përfituar nëpërmjet privatizimit; për ndërtimin e një shtese; për një shtëpi me tre kate të trashëguar prej bashkëshortit nga i ati, por ku ka investuar edhe subjekti; si dhe u ngritën dyshime se në këtë rezidencë ushtrohej veprimtari hotelerie e paregjistruar.

Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës./Birn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY