REZOLUTA/ Bashkia e Korçës, letër Ramës e Manjës kundër hartës së re...

REZOLUTA/ Bashkia e Korçës, letër Ramës e Manjës kundër hartës së re gjyqësore

54
0
Shares

Bashkia e Korçës i është kundërvënë hartës së re gjyqësore duke kërkuar rishikimin e saj ndërkohë që është i pari institucion publik që i kundërvihet asaj.

Këshilli bashkiak ka miratuar një rezolutë drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ku i kërkohet të heqin dorë nga harta qëzhbln disa gjykata që aktualisht janë në Korçl.

“Institucionet që preken direkt nga draft – harta e re gjyqësore përveç Gjykatës të Apelit Korçë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, janë dhe institucionet e tjera si Prokuroria në Gjykatën e Apelit Korçë dhe Avokatura e Shtetit pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Bashkia Korçë është Bashkia më e madhe e Qarkut Korçë dhe njëkohësisht edhe qëndër qarku. Ajo ka një popullsi prej rreth 130 000 banorë, ndërkohë që i gjithë qarku ka rreth 350 000 banorë.
Në këtë territor operojnë më shumë se 40 Drejtori dhe Institucioine shtetërore rajonale, nga të cilat 5 janë Drejtori të Rajoneve të mëdha dhe i shtrijnë funksionet e tyre edhe në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit duke shërbyer si qendër administrative qyteti i Korçës. Veçojmë këtu edhe funksionimin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Drenovë si një institucion i vuajtjes së dënimit i sigurisë së lartë. Të gjitha institucionet së bashku kanë një numër të konsiderueshëm çështjesh gjyqësore që gjykohen në Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë por dhe në Gjykatën e Apelit. Nga të dhënat që janë publike rezulton se pranë Gjykatës Administrative të Rrethit Gjyqësor Korçë aktualisht janë duke u gjykuar 484 çështje. Në vitin 2021 vetëm Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale Korçë kishte rreth 360 çështje në Gjykatat që sipas draft – hartës së re gjyqësore nuk do të operojnë më në qytetin e Korçës.
Distanca Korçë-Tiranë, në zbatim të sinjalistikës rrugore përshkohet në një kohë udhëtimi prej rreth 3 orësh, kohë kjo e përcaktuar në kushtet e një rruge ideale, pa trafik, pa ndalesa dhe jo me transport publik.. Gjithashtu distanca Korçë –Lushnjë, në kushtet e një rruge ideale, pa trafik, do përshkohej për 3 orë dhe 30 min vetëm vajtje dhe po kaq edhe në kthim..

Harta e re gjyqësore, për Rajonin e Korçës, me mbylljen e dy gjykatave, (Apel dhe Shkallë e Parë Administrative) do të sillte një ndikim negativ tek qytetarët, pasi:

1. Mbyllja e tyre, ul aksesin e qytetarëve në marrjen e këtij shërbimi. Aksesi në drejtësi lidhet me distancën qytetar-gjykatë, numrin e popullsisë në marrjen e këtij shërbimi, kostot e qytetarit në përfitim, si dhe me rritjen e cilësisë së këtij shërbimi.
Me largimin e këtyre dy gjykatave rriten kostot për qytetarët dhe për institucionet publike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Korçës.
Një banori të Rajonit të Korcës do t’i duhet një kohë shumë e gjatë udhëtimi drejt kryeqytetit apo drejt qytetit të Lushnjës, për të marrë shërbime pranë këtyre gjykatave, dhe po një kohë e gjatë për t’u kthyer pranë vendbanimit të tij.
Korça është qyteti më i largët, me distancë dhe kohë udhëtimi të gjatë nga qytetet ku janë projektuar gjykatat e reja.
Kjo rrit për qytetarët edhe për institucionet shpenzimet që lidhen me kostot e udhëtimit, ul efektshmërinë dhe efikasitetin e administratës e cila do të detyrohet të udhëtojë jashtë qytetit, për cdo gjykim që do zhvillohet në Gjykatë Apeli, apo çdo gjykim administrativ në shkallë të parë. Ndërkohë që për banorët e tjerë në njësitë administrative jo vetëm të Bashkisë Korçë por edhe atyre të Kolonjës, Devollit, Pogradecit dhe Maliqit distanca dhe koha e aksesit në gjykatë gati dyfishohet.
2. Hartimi i kësaj rezolute merr si shkas edhe dy përvoja, një të mëparshme dhe një aktuale. Draft harta e re gjyqësore nuk merr për bazë që sistemi gjyqësor ka qenë i organizuar edhe më parë me një gjykatë të vetme Apeli me seli në Tiranë, në një kohë me një numër gjyqtarësh shumë më të madh nga çka rezulton sot dhe me një numër më të vogël cështjesh në gjykim, dhe një organizim i tillë rezultoi i dështuar dhe solli rritjen e numrit te gjykatave të apelit nëpër rrethet gjyqësore ku u vendosen.
Gjithashtu nuk ka marrë për bazë përvojën aktuale të gjykatës së vetme të Apelit Administrativ me seli në Tiranë, e cila u krijua për të përshpejtuar dhënien e drejtësisë në gjykimin e cështjeve administrative, por në fakt rezultoi jo efektive dhe nuk përmbushi qëllimin për të cilin u krijua duke e çuar përfundimin e gjykimit në Apelin administrativ nga 4-5 vjet. Një gjë e tillë është konstatuar edhe nga ana e institucionit tonë për çështjet që kemi në gjykim pranë kësaj gjykate”, thuhet ndër të tjeta në rezolutën e këshillit bashkiak të Korçës.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY