Këshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj tha sot në nisje të seancës në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit, se Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën, dhe se gjithçka po bëhet si hakmarrje politike.
Arsyetimi i Dervishaj:
Pasi dëgjuam në seancën e shkuar parashtrimet e Kuvendit, presidenti shprehet se u qëndron parashtrimeve të tij. Presidenti i republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të kushtetutes apo për kryerjen e një krimi.
Në asnjë paragraf të kërkesës së deputeteve dhe në asnjë paragraf në raportin e komisionit hetimore nuk është artikuluar as edhe një dispozitë e kushtetutës që është shkelur rëndë nga Presidenti.
Neni 90 i kushtetutës percakton se nuk ka përgjegjësi në aktet e ushtruara gjatë detyrës së tij… duke e vlerësuar gjithë procesin e inicuar për shkarkimin e kreut të shtetit, rezultoi se në asnjë paragraf të kërkeses së deputetëve apo të raportit të komisionit te ligjeve, nuk është arritur të zbulohet asnjë akt i vetëm i presidentit që mund të kishte shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën.
Edhe pse në mungesë të lëndës për të shkakruar presidentin, përsëri janë shkelur të gjitha parimet e shtetit të e së drejtës, si ai i paanësisë.
U shfaq dukshëm qëllimi për të ndaluar aktivitetin kushtetetues të Presidentit. Veprimtaria dhe vendimarrja parlamentare është kryer në një periudhë tranzitore.
Mënyra se si komisioni hetimor ka punuar duke u munduar të sajojë një shkelje tregon se kuvendi ka shkelur parimin e balancimit të pushteteve.
Kjo mënyrë veprimi e kuvendit duke ngritur një komision hetimor pa patur një shkelje konkrete evidenton qartë se ky proces është marr si një hakmarrje politike për të kufizuar rolin e tij.
Që nga 25 qershori 2017 u zhvilluan zgjedhjet, pas përfundimit OSBE nënvizoi problematika në procesin zgjedhor. U formuan 3 grupe parlamentare. Pas dorëheqjes në bllok, Kuvendi nuk u prezantua në grupe parlamentare sicc e përcakton rregullorja parlamentare. Shqipëria u përfshi në një krizë të rëndë që përmban elementë të krizës kushtetuese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/