Peshkatarët irlandezë shtynë luftanijet ruse, Kremlini tërhiqet nga zhvillimi i provave ushtarake...

Peshkatarët irlandezë shtynë luftanijet ruse, Kremlini tërhiqet nga zhvillimi i provave ushtarake detare

80
0
Shares

Peshkatarët irlandezë morën një fitore të rëndësishme në betejën e tyre kundër Marinës ruse, që pretendonte të zhvillonte stërvitje ushtarake brenda zonës ekskluzive ekonomike të ishullit.

Pas kërcënimit të peshkatarëve që do të pengonin zhvillimin e stërvitjes në jugperëndim të Irlandës, Kremlini më në fund u tërhoq. Ambasadori rus në Dublin, Yury Filatov, tha se Rusia po tërhiqej në shenjë “mirësjelljeje”.

Vendimi i Rusisë u mor pasi peshkatarët irlandezë thanë se do të dërgonin 60 varka peshkimi mes anijeve luftarake ruse, për të penguar zhvillimin e stërvitjes. Fillimisht, ambasadori tha se stërvitja ushtarake do të ndodhte 200 kilometra larg qytetit Kork dhe nuk kishte dijeni se do të lëshoheshin predha. Por peshkatarët thanë se ajo zonë është e mbushur me rreth 500 milionë tonë merluc, që do të largohej prej aty nga tronditja e shpërthimeve.

Vendimi për t’u tërhequr u përshëndet nga Shoqata Irlandeze e Përpunuesve dhe Eksportuesve të Peshkut dhe u mirëprit nga ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney.

E gjithë situata mori edhe më shumë vëmendje për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit, si dhe alarmit për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga ana e Moskës. Rusia i hedh poshtë akuzat se po planifikon të futet në Ukrainë, por kërkon që vendi fqinj të mos anëtarësohet në NATO, kërkesë e hedhur poshtë nga SHBA-ja dhe Aleanca e Atlantikut Verior.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY